• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM UNË BABAI…”/ Kishte lidhje me gruan e martuar, i riu nga Tirana gris kartelën e lindjes dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM UNË BABAI…”/ Kishte lidhje me gruan e martuar, i riu nga Tirana gris kartelën e lindjes dhe…

6 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ai erdhi, i futi krahun nënës së sapo lindur, mori foshnjën dhe grisi rregjistrin ku do të shënohej emri i fëmijës”. Kështu e nis denoncimin e pazakontë juristja e një materniteti në kryeqytet e cila u ndodh para një situate që gjatë karrierës së saj nuk i kishte ndodhur asnjëherë.

Ngjarja u regjistrua nga sektori i hetimit të krimeve në komisariatin numër tre dhe të alarmuar se mos ndodheshin para një rrëmbimi fëmije, efektivët e poicisë kanë thirrur në polici një sërë personash. Nuk kanë munguar edhe nëna që lindi fëmijën dhe i ati i cili nuk pranoi që të shkruheshin të dhënat e foshnjës, në çastin ku e ëma do të linte këto ambjente.

Një burim policor i Gazetasi.al tregoi në anonimitet se në përfundim gjatë verifikimeve veprimet i ka sqaruar vetë i dyshuari. Ai është një djalë 28 vjeç me inicialet I.G, që nuk është as më pak dhe as më shumë babai biologjik i fëmijës. Por duke qenë se gruaja me të cilën ai jeton, ka qenë e martuar më herët dhe ende nuk ka kryer divorcin, i riu është trembur nga fakti se mos automatikisht në maternitet do t’ia rregjistronin foshnjën me të dhënat e ish-bashkëshortit, ndaj dhe është acaruar dhe ka kryer veprimin duke refuzuar paraqitjen e të dhënave.

Kjo ngjarje ndodhi në maternitetin Mbretëresha Geraldinë nënvizoi një oficer poicie që shton se nuk është ndeshur asnjëherë me një konflikt të tillë gjatë karrierës së tij. I.G i denoncuar dhe i identifikuar nga policia shpjegon para agjentëve citojnë burimet e Gazetasi.al: “Dua të thëm që unë bashkëjetoj me shtetasen N.I. prej një viti e gjysëm dhe së fundmi u shtuam me një vajzë, por bashkëjetuesja ka qenë e martuar me shtetasin E. C, por ndërkohë nuk e ka finalizuar ende divorcin që do të thotë rezulton ende e martuar me të dhe rezulton ende gruaja e tij. Në momentin që po bënim letrat për të dalë nga materniteti, aty më thanë se fëmija do mbante emrin e burrit me të cilin partnerja rezulton e martuar dhe mbiemrin e tij”.

Ky ka qenë sipas policisë çasti që e ka nervozuar të riun. “Në atë moment ju thashe se përse fëmija im do shënohet me mbiemrin e ish-burrit dhe emrin e tij. I gjendur në këtë situatë e mora nusen dhe vajzën dhe nuk pranova ta rregjistroj,” deklaroi ai.

I riu kujton në polici se kërkon falje për grisjen e kartelës dhe për humbjen e kontrollit. Denoncimi i rrallë dhe vënia në lëvizje e agjentëve ndodhi pas paraqitjes në komisariatin numër tre të shtetases A.K , që mban detyrën e juristes. Agjentët e policisë tregojnë se u bë shkak incidenti në maternitet që ata të kryenin kqyrje të kartelës së dëmtuar dhe një sërë veprimesh të tjera, derisa janë bindur se në të vërtetë konfikti ndodhi për shkak të emocioneve të një burri xheloz dhe se nuk gjendeshin përpara një kanosjeje apo rrëmbimi.

“Rreth orës 10 në sallën e maternitetit shtetasja N.I lindi një fëmijë të seksit femër. Kur po kryheshin procedurat e daljes nga institucioni, një person i panjohur i seksit mashkull, por që u shfaq duke shoqëruar pacienten kreu veprime konfliktuale. Ndonëse pacientja S. e prezantoi në këto çaste si partneri, civilisht kjo shtetase rezulton e martuar me një person tjetër. I gjendur para këtij fakti burri nervozohet, e kap nga dora infermieren dhe grisi në mënyrë demonstrative kartelat ku do shënoheshin të dhënat dhe kërkon që të largohet bashkë me gruan dhe foshnjën,” shpjegon A.K në komisariat.

Policia përshkruan në dosje se ky largim nxitimthi dhe duke refuzuar rregjistrimin ka sjellë edhe dyshimet e mësipërme, ndonëse punonjësja e maternitetit ka përmendur disa herë që burri i panjohur ishte prezantuar si babai biologjik. Një version të tillë e mbështeti edhe nëna e foshnjës. Mbasi ka dëgjuar palët policia është qetësuar dhe në përfundim bën me dije se i ka sugjeruar nënës së re që të finalizojë divorcin dhe në këtë mënyrë të qetësojë partnerin që vazhdon të refuzojë rregjistrimin e daljes në maternitet. Për policinë kjo çështje zgjidhet së pari me divorc dhe derisa kjo të ndodhë, 28 vjeçari nuk ka asnjë rrugë tjetër, atij do t’i duhet të pranojë regjistrimin e foshnjës në kartelat e maternitetit.

Marrë nga Gazeta SI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK U NGOPA ASNJËHERË NË SPIATL"/ Mjekja e ‘Shefqet Ndroqit’ reagon për akuzat e ish-pacientit: Gënjeshtër...
Previous article NGA HUMBJA E BABAIT TEK MARDHËNIA ME ORINDËN/ Turjan dhe Eljo Hysko rrëfehen si kurrë më parë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT