• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM SKLLAV MODERN”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM SKLLAV MODERN”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

20 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një hajdut shqiptar, i kërkuar në dy shtete evropiane, arriti të hynte ilegalisht në Britani dhe shmangu deportimin duke pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Lorenc Hysa, 32 vjeç, përdori proceset e zgjatura ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndërkohë kreu një seri grabitjesh në qarkun e Kentit, ku vodhi bizhuteri dhe sende me vlerë.

Rasti i tij është një shembull i ri i abuzimit me ligjin për ‘Skllavërinë Moderne’, që synon të mbrojë viktimat e trafikimit dhe shfrytëzimit, por që shpesh përdoret për të penguar deportimet e emigrantëve.

Nga Dibra në Gjermani e deri në Britani

Sipas dokumenteve gjyqësore, Hysa është rritur në Dibër dhe u zhvendos në Itali në vitin 2013, ku punoi për tre vite. Në vitin 2016, ai u transferua në Gjermani, ku u arrestua dhe u dënua me 3 vite e 3 muaj burg për vjedhje me forcë.

Pas lirimit në maj të vitit 2020, ai u kthye në Shqipëri, përpara se të kalonte në Francë dhe më pas të hynte fshehurazi në Britani në vitin 2023, ose me një varkë të vogël, ose në pjesën e pasme të një kamioni.

Në hyrje, ai përdori mbiemrin “Stefanaj” për të shmangur zbulimin e së kaluarës së tij kriminale, që përfshinte edhe vjedhje në Luksemburg dhe Gjermani.

Pretendimi si “skllav modern”

Hysa u ndalua dhe u vendos në një qendër paraburgimi, ku pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, duke kërkuar azil në bazë të ligjeve për skllavërinë moderne. Ndërkohë që priste vlerësimin e çështjes, ai u lirua.

Në fillim të janarit 2024, ai kreu disa vjedhje në zonat Longfield dhe Meopham të Kentit. Policia e identifikoi falë gjurmëve të gjakut të lëna në një dritare të thyer.

Ai u arrestua në prill dhe u dënua me burg në Gjykatën e Kurorës në Maidstone.

Ekstradimi dhe refuzimi i pretendimit

Në shtator, Gjykata e Magjistraturës në Westminster refuzoi apelin e Hysës kundër ekstradimit drejt Gjermanisë, ku kërkohet për 19 vjedhje të tjera të kryera mes viteve 2016–2017.

Gjyqtari Smith deklaroi se kërkesa e tij për “skllavëri moderne” ishte e pabazë, pasi hetuesit nuk gjetën prova që ai të kishte qenë viktimë e trafikimit. Ai gjithashtu hodhi poshtë edhe pretendimin për mbrojtje në bazë të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se bashkëshortja e tij jeton në Shqipëri. Hysa është tashmë në proces deportimi.

Abuzimi me ligjin për Skllavërinë Moderne

Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka paralajmëruar më parë për abuzimet me këtë ligj, duke theksuar se disa emigrantë pretendojnë në momentet e fundit se janë “skllevër modernë” për të vonuar depërtimin.

“Ligjet janë hartuar për të mbrojtur ata që kanë vuajtur shfrytëzime të rënda, por disa njerëz po tallen me sistemin tonë dhe bujarinë e këtij vendi”, tha ajo.

Statistikat tregojnë se 13% e kërkesave për skllavëri moderne në Britani vijnë nga shtetas shqiptarë, pas atyre britanikë (23%) dhe përpara vietnamezëve.

Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar tha për ‘Mail’ se rritja e këtyre rasteve lidhet me ndryshimet ligjore të vitit 2023, që e kategorizuan Shqipërinë si vend të sigurt për azilkërkuesit. “Avokatët po i këshillojnë klientët të përdorin ligjin e skllavërisë moderne si shpresën e fundit për të qëndruar në Britani”, tha ai.

Rasti tjetër: Ujeza Kurmekaj

Një tjetër shqiptare, Ujeza Kurmekaj, nënë e një fëmije, përdori të njëjtin ligj për të fituar qëndrim të përkohshëm, ndërsa punonte si ndërmjetëse për bandat e kontrabandës së migrantëve përtej Kanalit.

Mesazhet e siguruara nga hetuesit tregonin se ajo koordinonte kalimet e familjeve përmes Kanalit dhe dërgonte vendndodhje për anijet. Ajo aktualisht po vuan një dënim 6-vjeçar dhe pas përfundimit të tij do të deportohet.

Operacionet e fundit të deportimit

Sipas të dhënave të fundit, 26 emigrantë që mbërritën me varka të vogla janë kthyer në Francë që nga nisja e marrëveshjes “një brenda, një jashtë” mes qeverive britanike dhe franceze.

“Kur shtetas të huaj kryejnë krime të rënda në vendin tonë, do të bëjmë çdo përpjekje për t’i deportuar. Vetëm vitin e parë, qeveria jonë ka dëbuar 5,200 kriminelë të huaj, një rritje prej 14% krahasuar me vitin e kaluar”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MASKUAN SI PUNTORË/ Çfarë ndodhi gjatë 7 minutave të grabitjes në Luvër
Previous article E PËSON KEQ/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT