• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM SALI BERISHA, KURRË S’E PRANOJ…”/ Ish-kryeministri flet për kurthe dhe sanksionet e DASH: I gatshëm të marr…
Home
Politikë

“JAM SALI BERISHA, KURRË S’E PRANOJ…”/ Ish-kryeministri flet për kurthe dhe sanksionet e DASH: I gatshëm të marr…

30 April, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për kurthe dhe sulme të orkestruara ndaj tij, duke shigjetuar në akuza ish-drejtuesin e PD-ë, Lulzim Bashën, por edhe kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Berisha sfidoi këto që mendon se ndaj tij ka një provë që e implikon me akuzat e ngritura nga DASH, që t’i bëjë publike.

“Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë. U përballëm këtë muaj me egërsinë e narko-shtetit, miliardat e parave të drogës dhe krimit. U përballëm me kurthe të neveritshëm të ish-drejtuesit të saj. E vërteta, u përballëm me përpjekje të jashtëzakonshme, të Soros dhe Mafias së tij, për të shkatërruar opozitën shqiptare, për ta shndërruar si gjethe fiku të së majtës së Ramës. Por këto përpjekje dështuan. Unë dua t’’ju them të gjithë atyre që mendojnë, apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë; gaboni rëndë. Opozita është moral, pushet moral. Ajo nuk emërohet, nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra. Ata janë burra dhe gra të thjesht në punët e tyre, por në ndërgjegjen e tyre e dinë se pseudoopozita është një limon i shtrydhur nga i cili pasi plotëson shijet, bën sikur se njeh më. Psuudo opozita është fasadë në të cilën askush nuk do të banojë. Ndaj ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë, të gatshëm, për çdo betejë! Përsëri, lidhur me këtë çështje dua të shtoj dy-tre gjëra. Është bërë e njohur se unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokumente. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Soros dhe Ramës. Megjithatë, them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, provë, dokument më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Por unë theksoj se jam Sali Berisha. Kurrë, kurrë, kurrë, shpifjen, gënjeshtrën se pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës juve pa kufij që ndani me mua këtë qëndrim. Kemi muaj që për shkak të këtyre ndërhyrjeve ne merremi me veten tonë, por ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli, hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Evropës, me qeverinë e kryesuar nga Rama. Kryeministri, absolutisht më i pashkollë në historinë e shtetit shqiptar. Po dhe po, Shqipëria, shoqëria shqiptare në të katër anët e saj lëngon. Rama vret shpresën, në çdo skaj, në çdo vatër, rrugë, fshat apo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash, duhet të bëjmë gjithçka për të kthyer te shqiptarë shpresën. Detyrë e vështirë por e mundshme.”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHPËRNDANTE LËNDË NARKOTIKE/ Policia kap “mat” shqiptarin dhe italianin (EMRI)
Previous article KUVENDI I 30 PRILLIT/ Berisha e nis me falënderime dhe mesazh themeluesve të PD: Koha ju thërret sot

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT