Pas ndalimit të tij, policia ushtroi kontroll në banesë, ku gjeti dhe sekuestroi fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi të konsiderueshme parash, si dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.
Për 22-vjeçarin janë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.’
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu dhe u sekuestrua fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.


