• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur…”/ Zbulohen shënimet e Dritëroit
Home
Kulturë

“Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur…”/ Zbulohen shënimet e Dritëroit

23 August, 2018 k.autor Kulturë

Viteve ’90 po u vinte fundi dhe një tjetër fund ndihej në ajër. Diktatura, si një kafshë e plagosur, shkaktonte viktimat e fundit..

Por kishte jetuar gjatë dhe pasojat dhe varret që kishte hapur ishin të thella, ndoshta të pashërueshme. Varfëria e njerëzve nuk mund të mbulohej dot më. Por po aq e dhimbshme ishte edhe varfëria shpirtërore. Ndalimi i besimit fetar qysh në vitin 1967, u kishte mohuar shqiptarëve të kishin shpresë, të besonin përtej së prekshmes.

E ndonëse Dritëro Agolli besonte te letërsia, dukej se e vuante mungesën e besimit në Zot. Kështu shkruan ai në shënimet e mbajtura mes viteve 1988-1990. “Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur”. Asokohe e kishte të ndaluar ta thoshte hapur këtë, ndaj e mbajti ndryrë në shënimet e tij, të publikuara nga e bija, Elona.

SHËNIMET

Ai e kishte vështrimin e mprehtë. Gazetaria ishte profesioni i tij, por syri i gazetarit e ndihmonte edhe në shkrimtari, në ndërtimin e ngjarjeve, vizatimin e karaktereve… Ishin detajet ato që e bënin diferencën. Dhe prej këtij vrojtimi dhe ndjeshmërie, veprat e Dritëro Agollit janë aq të pasura, me ngjyra të gjalla, si të shikoje vetë jetën.

Dritëro Agolli pati mundësi të botonte shumë në gjallje dhe ta thoshte të vetën nëpër biseda e faqe të shtypit, por duket se s’kanë të sosur shënimet e Dritëroit. E bija, Elona, teksa vazhdon të rrënojë nëpër shënimet e të atit, herë pas here ndesh nëpër blloqe e fletore, gjëra të atilla dhe nuk i reziston dot tundimit që t’i ndajë me të tjerët.

Thuajse çdo ditë, ajo boton poezi e faksimile të shënimeve të Dritëroit, aq sa duket sikur ai është i pranishëm më shumë se kurrë. Dje, ajo ka publikuar disa copëza shkrimesh, që datojnë përpara rënies së komunizmit. Ndonëse ishte i majtë në bindje, madje për shumë vite kishte drejtuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, një organ me shumë autoritet përpara viteve ’90, ai nuk e kishte të vështirë të shquante problematikat.

Faksimile të shënimeve të mbajtura nga Dritëro Agolli, gjatë viteve 1988-1990
Faksimile të shënimeve të mbajtura
nga Dritëro Agolli, gjatë viteve 1988-1990

Ato i haste kudo ku shkonte me bllokun e gazetarit dhe mbante shënime nga ato që shihte apo ia tregonin. Elona i ka quajtur “thagma të komunizmit”, sepse të atilla ishin në atë kohë dhe vazhdojnë të mbeten. Madje, sot, marrin edhe më tepër një karakter qesharak dhe të pabesueshëm.

“Thagmat e komunizmit në shënimet e Dritëroit. Blloku shënjon në faqen e parë ‘Shënime, 1988- 1990’. I ruajtur së bashku me blloqe të tjera të vogla: shënimet e gazetarit, shënime udhëtimesh, ngjarje për tregime, aforizma e thënie (syresh mjaft të guximshme për t’u shkruar e ruajtur) shënime me kuriozitete nga shtypi ndërkombëtar apo lajmet e ATSH, etj”, shkruan Elona Agolli.

Përmes këtyre shënimeve shprehet shqetësimi i Dritëroit për gjithfarëlloj temash, që kishin të bënin me jetën në fshat, me kulturën, vëzhgime që lidheshin me përditshmërinë e shqiptarëve, me mungesën e kulturës shëndetësore… “Në vendin tonë shpenzohen një milion e gjysmë tubeta dhëmbësh në vit. D.m.th, gjysmë tubete në vit për frymë. Aq pak sa s’bëhet!”, shkruan në fletoret e tij Dritëroi.

“THAGMAT E KOMUNIZMIT”

Si një devolli, bir fshatari, që nuk e mohoi asnjëherë lidhjen me vendlindjen dhe me tokën, Dritëro Agolli duket se ishte i shqetësuar për atë që ndodhte në fshat. Edhe për atë ishte e pakuptueshme se si fshatarit t’i hiqej e drejta mbi tokën, të prodhonte, të mbillte e të korrte, të rriste shpezë në oborr.

Këtë dëshmojnë edhe shënimet në fletoret e tij, të shkruara mes humorit dhe keqardhjes. Ndërsa e vlerësonte shumë punën që pa gdhirë, mirënjohje që e shpreh përmes këtë aforizëm: “Zgjohet dielli mbi pikën e parë të djersës”, shkruante ai.

“PULA E DETIT”

Ishte ndaluar të mbaje në fshat pula e gjela deti. Njëri e mbante fshehurazi. E mori vesh kryetari i këshillit dhe shkuan me dy-tre veta për t’ia hequr.

-Është klloçkë. Është mbi vezë!,-tha i zoti i shtëpisë.

-There! S’duhet ta mbash.

Donte, s’donte, e theri në sy të tyre dhe e hodhi, pasi klloçka nuk hahet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK "NDALEN" TËRMETET/ FOTO: Lëkundje në MESNATË në Tiranë. Pritet për të tjerë
Previous article Rrethi sa vjen e ngushtohet, dy dështimet e rënda për Donald Trump

k.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT