• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM MIRË, NUK DO TË IKI”/ Biden: Amerikanët nuk duan një president diktator
Home
Nderkombetare

“JAM MIRË, NUK DO TË IKI”/ Biden: Amerikanët nuk duan një president diktator

13 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Në përpjekjen për të rigjallëruar fushatën zgjedhore presidenti amerikan Joe Biden mbajti një tubim të rrallë elektoral në Detroit ditën e premte, duke i thënë turmës së mbështetësve se nuk do të braktiste garën e duke paralajmëruar se republikani Trump përfaqësonte një rrezik serioz. 81-vjeçari kërkon të devijojë vëmendjen nga aftësia e tij mendore për të udhëhequr edhe për një mandat të ri tek ndikimi i një tjetër presidence Trump. Sipas tij, amerikanëve u duhet një president e jo një diktator.

“Unë do të garoj dhënë do të fitojmë. Unë jam kandidati i demokratëve dhe nuk do të shkojë askund. Fatmirësisht me moshën vjen edhe pak mençuri. Dhe ajo që kam mësuar, është të dalloj të mirën nga e keqja. Dhe unë e di se Amerikanët duan një president dhe jo një diktator”.

Duke shpalosur një vizion të qartë për mandatin e ri, ai tha se në 100 ditët e para të tij, do të ketë si prioritet të drejtat e abortit, rritjen e pagës minimale dhe ndalimin e armëve të sulmit. por këto ndryshime do të ishin të vështira, ose të pamundura pa një shumicë demokrate në të dyja dhomat kongresit.

Më herët gjatë së premtes Biden bëri një ndalesë surprizë në një restorant në Detroit ku u tha qytetarëve atje, se kishte ndërmend të përfundonte punën e nisur.

“Ju premtoj që jam mirë”, ishin fjalët e tij. Shefit të shtëpisë së bardhë po u dalin në krah edhe liderët europianë, që po përpiqen të minimizojnë gafat gjatë samitit të NATO-s. 81-vjeçari e prezantoi presidentin Zelensky, si presidenti Putin, dhe zëvendësen e tij Kamala Harris, si Trump.

Teksa media si Daily Telegraf shkruajnë se Biden dukej i mbaruar në samit, kancelari Sholc justifikoi gafat e tij, duke thënë se lapsuse bëjnë të gjithë. Të njëjtin qëndrim pati edhe presidenti francez Emanuel Macron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI I SHBA: Rusia kërkon të destabilizojë Ballkanin, Kosova e rrezikuar
Previous article POLICIA RRUGORE NË AKSION/ Prangosen 47 shoferë në një javë, pezullohen 129 leje drejtimi

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT