• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM ME NJË VESHKË, DO DIPLOMOJ…”/ Zyrtarët e skandalit me uniformat e Policisë: Absurde, jemi të ndershëm
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM ME NJË VESHKË, DO DIPLOMOJ…”/ Zyrtarët e skandalit me uniformat e Policisë: Absurde, jemi të ndershëm

22 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

“ABC” ka siguruar dosjen e plotë të tenderit të uniformave të policisë së shtetit. Në dokumentet e siguruara nga gazetari Ermal Vija parashtrohen edhe pretendimet e të arrestuarve që kërkuan lirinë, por që gjykata i refuzoi me përjashtim të Anisa Bogdanit, e cila ka një fëmijë të mitur.

“Rreziku i ikjes është inekzistent, pasi e hetuara ka një fëmijë të vogël 4 -vjeç dhe është në një proces të vështirë divorci. Ajo punon pedagoge dhe duhet të jetë prezente ndryshe humbet të ardhurat. Ka një kredi për të shlyer dhe duhet të punojë” tha avokati i Anisa Bogdanit dhe pretendimi u pranua nga gjykata.

Anisa Omuri kërkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme me shëndetin. “Kam probleme shëndetësore. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja psikologjike më është rënduar, kërkoj një masë më të butë”.

Kleivis Hasani i tha gjyqtares se ka punuar me ndershmëri dhe se nuk është i përfshirë. “Jam punonjës i devotshëm i policisë së shtetit. Sapo jam bërë edhe me një djalë, kam edhe një kredi për të paguar, kërkoj lehtësimin e masës së sigurisë”.

Po ashtu edhe Gëzim Mingaj kërkoi një masë më të lehtë për arsye shëndetësore. “Pas 43 vitesh punë kam dalë në pension. Kam punuar me ndershmëri. Vuaj nga një sërë sëmundjesh, jam vetëm me një veshkë”.

Ndërkohë që Mariglen Muzali tha se është pedagog dhe duhet që të diplomojë studentët. “Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për dy arsye, e para më ka mbaruar pasaporta dhe nuk kam si të largohem dhe e dyta sepse unë jam mësim, tani është sezoni i provimeve të masterit.

Ndihem shumë keq me këtë situatë, ku të shkosh 5 vite me studentët dhe të mos arrish ti diplomosh në vitin e fundit është absurditet”. Por të gjithë u lanë në burg me përjashtim të Anisa Bogdanit. Nëntë zyrtarët akuzohen për skandalin e tenderit të uniformave me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Të 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjykatës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORIGJINA E COVID-19/ Kina refuzon planin e OBSH për një hetim të dytë
Previous article KRYHET NJË TJETËR NDËRHYRJE E SUKSESSHME NË SPITALIN E FIERIT/ Manastirliu: Së shpejti do të hapen shërbime të reja

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT