Teksa ka folur për nisjen e fluturimeve me kosto të ulët të Wizz Air në aeroportin e Kukësit, drejtori i kompanisë ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për një dhuratë të veçantë. Bëhet fjalë për një kravatë të pikturuar nga kryeministri, për të cilën drejtori i Wizz Air tha se është më e mira që ka pasur në jetën e tij.
“Do të doja që të paktën të mbanim mend 3 gjëra. Ky është fluturimi i parë që Wizz Air ka zhvilluar në aeroportin e Kukësit. Shumë i lumtur që gjendemi këtu. Ne do të bëjmë disa njoftime të rëndësishme sot, për të lidhur aeroportin e Kukësit me disa pika të tjera të rrjetit të WizzAir. Ju lutem shihni kravatën time sepse jam shumë krenar. E kam marrë nga kryeministri dhe është kravata më e mirë që kam pasur në jetën time, faleminderit”, tha ai.


