• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM KEQ O BABË…”/ Djali iu vra atentatin ndaj Arjan Ndojit, Genc Maloku: Vrasësit i di! Tre pleq nga fisi i Rrajës më takuan dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM KEQ O BABË…”/ Djali iu vra atentatin ndaj Arjan Ndojit, Genc Maloku: Vrasësit i di! Tre pleq nga fisi i Rrajës më takuan dhe…

3 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Genc Maloku, babai i Andi Malokut i cili humbi jetën në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ka rrëfyer në GJKKO detaje nga ngjarja.

Në sallën e gjyqit, Maloku ka rrëfyer se momentin kur i biri e ka telefonuar pasi ishte qëlluar, duke i thënë që ishte keq, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka menduar se gjithçka ka qenë një shaka.

Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali: “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.
Ka qenë ora 4:00- 5:00. Mendova fillimisht se ishte shaka.

Kam shkuar në spitalin ushtarak, jo te vendi i ngjarjes.
Komunikova me djalin. Ai më tregoi se kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi.

Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, pasi më ka ardhur në banesë. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë. Rrumi më tha në fillim se i kishte qëlluar Plarent Dervishi”, tha ai.

Ndërkohë Maloku ka treguar se ka zhvilluar takime me familjarët e Redjan Rrajës.

“Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë. Takimi i parë është bërë në Tiranë, takimi tjetër është bërë në Sukth. Biseda ishte që tyë prisnim fillimisht të dilte e vërteta”, tha ai.

Ai ka dëshmuar gjithashtu se në portën e banesës i kishin dorëzuar një USB, ku shihej Redian Rahaja me një kapele dhe një person tjetër.

“Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty, është vëllai i Rrumit. USB e prisha unë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBYEN DHE MASAKRUAN RENIS DOBRËN/ GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin teksa po pinin kafe, ky është autori i vrasjes në Babrru

s.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT