• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM I ZHGËNJYER PËR ATË QË PO PËRJTON…”/ Shqiptari: Nuk e kam përdhunuar kushërirën
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM I ZHGËNJYER PËR ATË QË PO PËRJTON…”/ Shqiptari: Nuk e kam përdhunuar kushërirën

16 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Jam i zhgënjyer për atë që po përjeton familja ime. Ia kam treguar të gjitha motrave të mia. Madje kushërira ime thotë se kam përdhunuar motrat e mia. Jam këtu për të punuar dhe nuk jam kriminel. Nuk kam vjedhur dhe nuk kam shitur asnjëherë drogë. Nuk e di pse më akuzoi”.

Kështu shprehet një 26-vjeçar me origjinë shqiptare i akuzuar për dhunë seksuale ndaj kushërirës së tij, tani 19 vjeçe. Kjo e fundit pretendon se ai e ka ngacmuar në disa raste kur ka qenë e mitur.

Para gjykatës ka dalë motra e të pandehurit, e cila ka folur dhe ka thënë se kishte marrëdhënie të mira me kushërirën e saj dhe se nuk ishte ankuar kurrë. Në kohën, kur 19-vjeçarja pretendon se është ngacmuar, djali shqiptar ka jetuar në një shtëpi me dy prindërit dhe dy motrat e tij. Ai flinte në dhomën e ndenjes ndërsa vajzat në dhomën e gjumit sëbashku me kushërirën 19-vjeçare.

E reja ka thënë se kushëriri i saj e ka futur në një dhomë dhe i ka treguar video pornografike. Madje ajo pretendon se ai e ka detyruar të kryejë akte seksuale. Ndërkohë i riu që akuzohet ka deklaruar se i vetmi moment mosmarrëveshjeje me të renë ishte kur e ka parë atë në moshën 14 vjeçe duke pirë duhan. Për këtë gjë ai lajmëroi vëllezërit e vajzës ndërsa ajo ishte kundërpërgjigjur duke i thënë “do të të bëj ta paguash”.

Identitetet e të rinjve shqiptarë nuk janë bërë të ditur nga mediat italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Manastirliu: Edhe 10 grupe të reja epidemiologësh në Tiranë, bonusi special deri ditën e fundit të epidemisë
Previous article "DO DOJA TË ISHIM DUKE..."/ Sara Hoxha kujton të atin në ditën e lindjes dhe prek me fjalët (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT