Eurodeputetja shqiptare, që përfaqëson Suedinë në Parlamenti Europian, Arba Kokalari kritikoi ashpër Presidentin e Francës Macron për veton që vendosi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha në PE se ishte e zhgënjyer me vendimin e Macron.
”Dy vjet më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer për vendimin e tij për mos hapjen e negociatave.
Ne na duhet një BE që të jetë e bashkuar si në Perëndim ashtu dhe në Lindje. BE duhet të veprojë me shpejtësi” – shtoi ajo.
Parlamenti Europian votoi sot rezolutën lidhur me veton që Franca vendosi për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke paralajmëruar destabilizimin e Ballkanit.


