• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM E ZHGËNJYER…”/ Bërnabiç: Kosova të heqë taksën pas takimit në Berlin
Home
Rajon

“JAM E ZHGËNJYER…”/ Bërnabiç: Kosova të heqë taksën pas takimit në Berlin

19 April, 2019 k.autor Rajon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç pak para Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, nuk pret që të ketë ndonjë propozim për zgjidhjen me Kosovën, por vetëm heqje të taksës nga kjo e fundit.

Në një intervistë dhënë për “Radio Beogradin”, Bërnabiç është shprehur që Serbia është një vend që kërkon dhe merr pjesë në bisedimet për fatin e qytetarëve të saj.

“Unë mendoj se të gjithë partnerët tanë e dinë se Serbia nuk është një vend që shërben për zgjidhje të gatshme dhe unë mendoj se sot është mjaft e qartë se Serbia është një vend që kërkon dhe merr pjesë në bisedimet për fatin e shtetit, kështu që unë nuk pres që partnerët tanë të përpiqen dhe unë nuk mendoj se ata vërtet kanë për qëllim të dalin me një zgjidhje të gatshme në çdo kohë”, u shpreh Bërnabiç

Kryeministrja serbe mendon se vendi ka një imazh ndryshe në rajon me politikat e presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç. Ajo nuk ka fshehur edhe zhgënjimin nga Kosova, sipas së cilës pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian dhe Amerikës, nuk po arrin që t’i zbatoj marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Nuk do të flisja për masa kundërthënëse konkrete. Kjo është ajo që po bën ekipi ynë dhe ne po shohim se si ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë. Unë ende shpresoj se nuk do të ketë nevojë për futjen e një kundërmasë, shpresoj, ndoshta jam tepër naive apo shumë optimiste, që pas takimit në Berlin, Kosova mund të tërheqë vendimin për taksën. Jam e zhgënjyer nga fakti se kanë kaluar gjashtë muaj pasi që kanë kaluar pothuajse gjashtë vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, ku pavarësisht presionit, kryesisht nga Brukseli dhe Uashingtoni, Prishtina nuk zbaton marrëveshjet e dakorduara, ose vazhdon me masa jo të civilizuara, siç është taksa”, tha Bernabiç.

Kryeministrja serbe në këtë intervistë e ka ritheksuar se dialogu me Kosovën nuk mund të vazhdojë pa heqjen e taksës.

“Ky vendim është në kundërshtim me kuptimin e përbashkët, është në kundërshtim me gjithçka që BE-ja po bën, kryesisht përmes Procesit të Berlinit, që është iniciativa e Kancelares Angela Merkel, kështu që është në kundërshtim me lidhjet rajonale ekonomike, transportuese dhe infrastrukturore. Për të gjithë atë që ne kemi bërë për shumë vite, për të krijuar një rajon, të gjithë së bashku në rajon dhe partnerët tanë nga BE, për të krijuar një rajon më të qëndrueshëm, më të fortë, më të integruar, duke u ofruar njerëzve një perceptim të ndryshëm dhe të ardhme të ndryshme. Ky vendim i Kosovës është kundër çdo gjëje”, ka vlerësuar Bërnabiç

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPORTAZHI/ Një udhëtim në Cetinë, qytetin e themeluar nga nipi i Skënderbeut
Previous article KROI ËSHTË VETËM 1 VJEÇ/ Babi Albani ka filluar që tani ti mësojë gjuhën angleze (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT