• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM E PENDUAR, E BËRA…”/ I vodhi pacientit me COVID 60 mijë lekë, lihet në burg infermierja e Infektivit
Home
Sociale

“JAM E PENDUAR, E BËRA…”/ I vodhi pacientit me COVID 60 mijë lekë, lihet në burg infermierja e Infektivit

28 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin, e cila i vodhi 60 mijë lekë nga pacienti me COVID i cili më pas humbi jetën.

30-vjeçarja, Ronida Hysa do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve. Hysi ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo ka thënë se e bënte për arsye ekonomike, jetonte me fëmijën 2-vjeç.

E rwnda e kwsja ngjarje wshtw edhe fakti se ajo vijonte të tentonte për të tërhequr para, edhe pse nuk kishte më para në llogari.

Hysa u arrestua 2 ditë më parë, pasi u vërtetua se ajo kishte marrë 60 mijë lekë nga pacienti që ishte i shtruar me COVID në Infektiv. 20 mijë lekë Hysa ia kishte marrë në kuletë, ndërkohë që 40 mijë lekët e tjera i kishte tërhequr nga banka, pasi djali i viktimës ia kishte dhënë në vete kartën ku dhe i kishte shënuar edhe pinin.

Një ditë më parë Urdhri i Infermierëve i ka bllokuar licencën e ushtrimit të profesionit, Ronida Hysës dhe më pas në varësi të asaj çka do të vendosin togat e zeza, Urdhri do të mblidhet sërish për të përcaktuar nëse do i hiqet ose jo përfundimisht licenca.

Kjo ngjarje është denoncuar nga i biri i të ndjerit, 25-vjeçari me iniciale F.D. pranë emisionit investigativ ‘Stop’. Sipas denoncimit të 25-vjeçarit, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 20 mijë lekë, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr 40 mijë me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Punonjësit e spitalit COVID- 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 20 mijë lekë. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Transparency International: Shqipëria mes vendeve me përmirësim domethënës në indeksin për Perceptimin e Korrupsionit
Previous article "MË KANË BRAKTISUR..."/ Detaje nga vetëvrasja në Peqin, ja çfarë fliste i dënuari me shokët e tij në qeli

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT