• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM BEHGJET PACOLLI MË DUHEN 12 MIJË EURO”/ Si i riu nga Shqipëria mashtroi sipërmarrësin
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM BEHGJET PACOLLI MË DUHEN 12 MIJË EURO”/ Si i riu nga Shqipëria mashtroi sipërmarrësin

3 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pilicia arrestoi personin, i cili u shtir si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke arritur t’i marrë një hoteli në kryeqytet shumën e 25 mijë eurove.

I riu ka kontaktuar me Radisson Collection Morina Hotel, i sipërmarrësit Julian Morina, duke i kërkuar disa mijëra euro të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar.

Me një shkrim me problematika të theksuara gramatikore, të cilat bien në sy, mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli.

AlbanianPost ka publikuar foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

Këtij rrengu, nuk i kanë shpëtuar as figura të tjera të njohura, si presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë.

Policia dyshon se se mbrapa tij fshihet një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Reagimi i plotë i Behxhet Pacolli:

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LA NË ARREST SHTËPIE/ Biznesmeni i dosjes “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në GJKKO
Previous article U ALUDUA SE I ËSHTË FUTUR FESË ISLAME/ Sara Gjordeni sqaron njëherë e mirë publikun: Martesën në xhami e bëra për Bardhin, kishte një vit që…

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT