Eshte ndaluar nga policia diten e sotme nje shtetase Pranvera Stojani, 48 vjeçare banuese ne Lezhe. Shoqerimi i shtetases ka ardhur direkt pas dy rasteve denoncimi nga persona te ndryshem per raste mashtrimi te njejta. 48-vjeçarja mashtronte duke u shtirur si “AGJENTE INTERPOLI” dhe iu merte personave shuma parashe kundrejt premtimit per VIZA AMERIKANE.
Njoftimi i policise
U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për “Mashtrim”
Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :
– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.
Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase pasi dyshohet se nuk jan te vetmet keto dy raste te denoncuara.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.


