Të pish gjakun e kobrave, të ecësh mbi zjarr dhe të thyesh tullat me kokë! Kjo është stërvitja ekstreme që kryejnë ushtarët indonezianë.
Sekretari i Mbrojtjes James Mattis pa nga afër stërvitjen ekstreme të Forcave Speciale indoneziane.
Tre nga provat më të vështira që ato kaluan para syve të sekretarit ishin pirja e gjakut të gjarpërinjve, ecja mbi zjarr apo thyerja e blloqeve të betonit me kokën e tyre.
Demonstrimi fantastik ndodhi gjatë vizitës së Mattis në Xhakarta, me ushtarët profesionistë që performuan një seri artesh marciale.
Ushtarët e nisën performancën me gjarpërinjtë helmues kobra, që pasi i prinin kokat pinin gjakun e tyre.