• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja si përshkruhen dhomat e izolimit në dokumentet e hetuesisë së vitit 1957
Home
Dossier

Ja si përshkruhen dhomat e izolimit në dokumentet e hetuesisë së vitit 1957

16 September, 2018 Isa.Autor Dossier

Nga një raport i Degës së Hetuesisë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit,  i datës 11 dhjetorit 1957 hartuar dhe firmosur nga kryetari i kësaj dege, në këtë kohë, Nevzat Haznedari,  mësohen detaje mjaft të vlefshme zyrtare mbi kushtet e dhomave të izolimit ku mbaheshin të arrestuarit gjatë periudhës së hetuesisë. Deri në këtë periudhe, pra 1957 gjithcka kishte ferr.

Kjo pjesë e raportit që flet për dhomat e izolimit zbulon se deri në këtë kohë që bëhej raporti, ato ishin identik siç i përshkruajnë shumë të mbijetuar që i përjetuan torturat në ato biruca. Ato ishin ishin të ngushta, të errëta pa asnjë dritare, me lagështirë në dysheme dhe pa ajrim.

Po ashtu në ato biruca vec vuajtjeve fizike të arrestuarit vuanin presionin psikologjik prej spiunëve që ju futeshin në qeli me qëllim që tu merrnin informacion. Kjo pjesë e dokumentit tregon edhe mënyrën se si përgjoheshin të arrestuarit nëpër biruca.

Raporti zbulon se nga viti 1957 ishte marrë përsipër të përmirësoheshin kushtet nëpër qeli. Më poshtë teksti i plotë mbi dhomat e izolimit dhe përgjimi në to,  shkëputur nga ky raport i Degës së Hetuesisë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit.

Mbi gjendjen e dhomave të paraburgimit të hetuesisë së Sigurimit të Shtetit:

Konditat në të cilat të burgosurit mbahen të izoluar, gjat zhvillimit të hetuesisë, dyke e krahasuar me të kaluarën, ka përmirësime të mbëdha në të gjitha drejtimet, sidomos, përmirësime të dukëshme janë bërë në dhomat e paraburgimit ku mbahen të izoluar të paraburgosurit në qendër.

Këtu përveç zgjerimit të dhomave, është bërë shtruarja e tyre me dysheme, është vendosur ajrosja e tyre dhe janë siguruar tesha fjetjeje të mjaftueshme, për të gjithë ata të paraburgosur që nuk mund t’i sigurojnë vetë ose familjet e tyre.

Nuk është siguruar, në të gjitha rastet, nxjerrja e të paraburgosurve në pushim dhe ajër të pastër gjysmë ore në ditë dhe kjo, deri më sot për mungesë të konditave.

Ndërsa ndër qarqe e rrethe, me gjithse është punuar për përmirësimin e dhomave të paraburgimit, dyke i shtruar me dysheme, prapë, në përgjithësi, në këto vende, akoma dhomat e paraburgimit nuk janë në gjendje të përshtatëshme për t’u mbajtur persona në izolim. Ka dhoma që janë akoma të shtruara me çimento, me lagështirë dhe, në disa raste edhe pa dritare.

Në lidhje me këtë, është e nevojëshme të merret kjo masë:

Nga një komision i formuar nga shokë të Prokurorisë së Përgjithëshme, të Degës së VII-të, nga një Doktor dhe inxhinjer, të kontrollohen në të gjithë Republikën, dhomat ku mbahen të paraburgosurit dhe, në përfundim, të nxirren jasht përdorimit ato që janë të papërshtatëshme dhe të projektohen për përmirësimin e dhomave të papërshtatëshme.

Mbi përpunimin e të paraburgosurve me agjenturë në dhomat e izolimit:

Në përgjithësi, veçanërisht ata që kanë paraqitur interes, janë përpunuar me agjenturë në dhomat e paraburgimit. Në raste më të rëndësishme është vendosur edhe përgjimi operativ.

Nga një veprim i tillë ka patur rezultate të dukëshme. Por, lidhur me këtë, janë konstatuar gabime që kanë shkaktuar dekonsperimin e agjenturës para të burgosurve të tjerë në burg, ose pranë rojeve të burgut.

Me qëllim që të evitohen gabime të tilla, janë duke u marrë këto masa:

1) Është në përfundim instruksioni mbi organizimin e përpunimit të të paraburgosurve në dhomat e paraburgimit.

2) Është duke u studjuar çështja e zgjedhjes dhe e rekrutimit të agjenturës së re, për ta patur të gatëshme në të gjitha rastet që do të paraqiten, simbas karakterit të çështjes dhe rëndësisë së saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIM KRASNIQI/ Dikur 140 deputetë deklaronin 180 libra të botuar, sot deklarojnë 180 makina luksoze në pronësi
Previous article Para pak ditësh u bë baba për herë të parë, aktori i humorit mahnit me këtë FOTO me djalin e tij

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT