• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JA SI MUND TA MUNDIM KUÇEDRËN COVID-19”/ Mjeku Tritan Kalo 10 këshilla qytetarëve: KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tua
Home
Sociale

“JA SI MUND TA MUNDIM KUÇEDRËN COVID-19”/ Mjeku Tritan Kalo 10 këshilla qytetarëve: KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tua

15 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, jep tjetër mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, se si të fitojnë betejën me koronavirusin.

Duke publikuar foto me kolegët nga QSUT, Kalo iu premton qytetarëve se ekipi mjekësor do të rrezikojë jetën për ta, ndërsa iu kërkon të zbatojnë 10 këshilla jetike në këto ditë frike e paniku.

Mes të tjera, mjeku jep dhe një mesazh të fortë për politikën, teksa shkruan “NUK është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..”.

Mesazhi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

DO TIA DALIM MBANË së BASHKU me JU…….NE punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “SHPËTIMIN E JETËVE TUAJA duke VËNË NË RREZIK JETËT TONA”….

NE JEMI TË BARABARTË në mes TË BARABARTËVE, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..

NJË ORKESTËR e MIRË-HARMONIZUAR në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..BASHKËATDHETARË, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar,

3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni,

4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,

5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,

6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet,

7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj,

8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..

KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……NUKU është aspak koha dhe nuku ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..

NËSE do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Austri, plan ndihme prej 4 miliardë eurosh kundër epidemisë
Previous article SOT FUTET NË FUQI AKTI NORMATIV PËR MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Rama: Nga e hëna mund të qarkulloni me makinë vetëm në dy orare

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT