Gardisti Ervin Musai, i cili u plagos ditën e sotme pas aksidentit ku u përfshi eskorta e Kryeministrit Rama, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Musai ka pësuar dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në sallën e observimit. Gjendja e tij tashmë është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej automjeteve të eskortës së Kryeministrit u aksidentuar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Korçës, teksa shoqëronin kreun e qeverisë për në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Për fat të mirë nuk pati viktima, ndërsa nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre edhe tre gardistët Klodian Llaka, Ervin Musai dhe Shkëlqim Pojana./AlpeNews.al/


