• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja pse Kënga Magjike e këtij viti do të jetë si asnjëherë më parë
Home
Showbiz

Ja pse Kënga Magjike e këtij viti do të jetë si asnjëherë më parë

24 November, 2017 F.autor Gossip, Showbiz

Kënga Magjike mund të sjellë hite çdo vit, mund të jetë tema e nxehtë nëpër portale çdo vit, por këtë herë diçka na thotë se do të jetë më e bujshme se kurrë.

Kush e ka ndjekur javë pas jave, është njohur me prezantuesit, është njohur me këngët dhe performancat dhe e di se këtë vit, në edicionin e 19-të, është e vështirë të japësh një emër kur të pyesin: “Kush do ta fitojë Këngën Magjike?”

Sigurisht që s’ka ende një fitues, sepse ka kohë deri në finalen e 9 dhjetorit. Por ndryshe nga vitet e fundit, bastet janë të ngushta dhe njerëzit e kanë të vështirë t’i vënë gishtin dikujt si fitues i mundshëm i Këngës Magjike.

“Dellin e këngës fituese” s’e kanë vetëm dy-tri këngë. E kemi fjalën për melodinë që të mbetet lehtë në vesh, orkestrimin e kopsitur deri në detaj dhe shpërthimin e duhur në kohën e duhur- epo, kompozitorët dhe këngëtarët ia kanë marrë dorën asaj se çfarë do publiku dhe qartësisht janë menduar mirë për notat, instrumentet dhe çdo vogëlsi që do të kishte kënga e tyre pjesëmarrëse.

Performancat pritet të jenë vizualisht të jashtëzakonshme.

Komentuesit në Youtube dhe rrjetet sociale kanë vetëm “uau” për performancat prezantuese të Elhaida Danit, Çiljeta Xhilagës, Kastro Zizos, Fifit, Anxhela Peristerit, Stines, Lind Islamit- ndër shumë të tjerë.

Efektet vizuale dhe ndriçimi janë- si i themi ne anglosaksonët “on point”- të kuruara në detaj, të sinkronizuara me ritmin e këngës, me surpriza dhe elemente nga filmat fantashkencorë, praktikisht janë videoklipe. Po flasim për performancat prezantuese tek “E Diela Shqiptare”.

Performacat në skenën e Pallatit të Kongreseve pritet të jenë akoma më të jashtëzakonshme. Nuk dihet akoma si do ta mbushin gjithë atë skenë por e sigurt është se do ta bëjnë, ndaj prisni të zbuloni se dragojtë ekzistojnë vërtet dhe t’i shikoni me sytë tuaj.

Sepse Ardit Gjebrea rikthehet si këngëtar në një duet me të voglën e tij, Annën.

Prej 13 vitesh Ardit Gjebrea s’krijon një këngë për veten e tij dhe dje, lajmëroi rikthimin në muzikë me një duet që do të prezantohet pikërisht në skenën e “Këngës Magjike”.

Gjebrea do të prezantojë duetin më të veçantë për të, me vajzën e vogël, Annën 8-vjeçare, e vetmja që ia doli ta bënte t’i kthehej muzikës. Kënga e re po përpunohet në studion e Darko Dimitrov-it dhe e rikthen Gjebrenë 13 vite pas albumit të famshëm “Ja ku jam” të 2004-ës.

Pas hiteve të pavdekshme si “Makina e memories”; “Jon”; “Kur të jesh mërzitur shumë”; “Shumë të kam dashur, por s’është gjithçka”, njerëzit mezi po e presin këngën e re të Gjebresë si kantautor.

Sepse për herë të parë, Gjebrea ka dy bashkëprezantuese që janë të dyja fytyra të reja të të njëjtit ekran

Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla janë dy fytyrat më të reja të televizionit “Klan” dhe do të jenë të dyja në të njëjtën skenë, këtë herë për të prezantuar jo më një emision të përditshëm apo të përjavshëm, por një event të madh muzikor si “Kënga Magjike”.
Dy moderatoret u surprizuan nga Gjebrea në studion e “Ka një mesazh për ty”, ku ishin të ftuara edhe mamatë e tyre. Pas një rrengu goxha të sikletshëm (lexoje këtu), përmes një videomesazhi, Aleksandër Frangaj dhe Armando Shkullaku u dhanë lajmin se Arjola dhe Nevina do të ishin të dyja bashkëprezantuese të Këngës Magjike.

Një histori me dy Hirushe, apo jo?

S’ka shumë që ato janë bërë pjesë e “Klan”, ku nisën këtë sezon, Arjola Shehu me “Kush vjen për drekë” kurse Nevina Shtylla me “Jo vetëm modë” dhe është hera e parë që për të prezantuar Këngën Magjike zgjidhen dy fytyra të të njëjtit ekran.

Sepse Bes Kallaku dhe Erion Isai s’kanë ardhur vetëm: Ja kë fshehin pas skene

Kënga Magjike ka patur përherë humor; në 2011-ën me Agron Llakajn; Ermal Mamaqin dhe Ervin Bejlerin në 2013-ën, ndër të tjerë.

Këtë vit, dyshja Besart Kallaku- Erion Isai do të ngjitet në skenë me kostumet e bashkëprezantuesve, por pas skene do të jetë një dyshe më e famshme: Instagirls. Dy bukuroshet e Instagram-it duhet të bëjnë për të qeshur një sallë të tërë të Pallatit të Kongreseve dhe pritet të ketë shumë batuta për këngëtarët dhe prezantuesit, që mund të kenë shumë ndjekës në Instagram, por asnjë s’e bën Instagram-in siç dinë Instagirls-et.

Isai dhe Kallaku kanë treguar se kanë kimi të fortë gjatë gjithë këtyre viteve në “Portokalli” por tani, do t’i shikojmë të ndërveprojnë me Gjebrenë, Arjola Shehun dhe Nevina Shtyllën, këngëtarët dhe një sallë të madhe, që na bën të mendojmë se do të ketë me siguri plot situata dhe gjetje humoristike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Policia sekuestron hotelin e Klement Balilit. Kontrolli ka shkuar deri tek...poshtë shtretërve
Previous article POSTIMI/ Kryeministri Edi Rama pret në zyrë djalin e George Soros

F.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT