• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Ja prindërit që nuk i blenë fëmijëve rroba e lodra, por gjetën diçka më origjinale
Home
Lifestyle
Prindërimi

Ja prindërit që nuk i blenë fëmijëve rroba e lodra, por gjetën diçka më origjinale

30 November, 2017 k.autor Lifestyle, Prindërimi

I këndohet dashurisë, prindërve, por edhe fëmijëve. Mbase këngët për fëmijët janë edhe më të bukurat, sidomos kur bebat janë pjesë e klipeve. Të fundit fare që bënë këngë për vajzën ishin Albani dhe Miriami. Për ditëlindjen e vajzës nuk blenë as kukull, as fustan, por i kënduan “Dhurata”. A do kishte dhuratë më të bukur për Amelinë? Mbase sot që është 2 vjeçe nuk e kupton shumë rëndësinë, por sapo të rritet pak do t`ia kuptojë vlerën për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Po Albani dhe Miriami janë të fundit, deri sot, se ka edhe dedikime të tjera për bebushat nga mami apo nga babi. Ardit Gjebrea ia ka kushtuar Jonit një këngë sapo ai ka lindur. Titullin ia vuri thjesht “Jon”. E dimë përmendësh tekstin dhe sidomos refrenin, “Jon, emër i marrë nga Deti Jon…”.

Kurse Jonida Maliqi nuk priti të lindte. Nënat futen në rol pa e sjellë ende bebin në jetë. Se ato e kanë brenda vetes dhe ia ndjejnë çdo lëvizje, thonë se edhe lemzën. Kështu që bashkë me Dan te barku i saj, kur ishte në javët e fundit të pritjes së ëmbël, këndoi “Thesar pa emër” në “Kënga Magjike”.

Për djalin e ka bërë edhe Vedat Ademi një këngë. Për atë të madhin, Jon Artin, se i vogli sapo ka lindur. Meqenëse gruaja e tij, Dorela, është ekonomiste e s`ka lidhje me muzikën, ai e bëri pjesë të klipit, bashkë me djalin. “Vetëm ti”, është me siguri dhurata më e bukur që Joni ka marrë deri më sot. E meqenëse iu bë atij një dhuratë e tillë, do t`i bëhet patjetër edhe çunit të vogël një. Kështu që Vedat, futju punës.

Edhe andej nga Prishtina janë bërë këngë për fëmijët, më së shumti për vajzat. Shyhrete Behluli ka bërë një të titulluar “Për vajzën”.

 

Sabri Fejzullahu priti deri sa Ermali të rritej për ta bërë një këngë për të, ndërkohë që në klip do të kishte nipin prezent, pra djalin e Ermalit. “Biri im” është një ndër këngët e tij më të ndjera.

Mira Konçi mund të ketë vite që është shkëputur nga muzika, ama askush nuk e ka harruar ninullën, që bëri për vajzën e saj dhe për gjithë fëmijët e botës. Ninulla e nënës e titulloi dhe pas kaq shumë viteve na emocionon ende.

Ka edhe të tjera dhe do të ketë akoma, e me siguri nuk do të ketë asnjë këngë tjetër që konkurron këto projekte të dedikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajzat shqiptare të viteve ’30 kishin klas. Ja si pozonin për reklama (Foto)
Previous article Arrest me burg në mungesë për 2 ish-zyrtarët e policisë

k.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT