Diamantet e ardhur nga qielli në 2008 nuk do të harrohen lehtë nga njerëzit, dhe pas 10 vitesh shkencëtarët me në krye Farhang Nabiei kanë zbuluar dhe origjinën e tyre.
Shkëmbinjtë me përbërje të lartë diamanti i përkasin një planeti të humbur që mendohet se ka ekzistuar në një sistem të hershëm diellor.
Pas një shpërthimi planeti u copëtua në mijëra shkëmbinj të vegjël të cilët u shpërndan në hapësirë duke përfshirë këtu dhe planetin Tokë, shkruan intv.al
Planeti i quajtur ‘proto-planet’ pretendohet se ka eksituar miliarda vite më parë dhe para se të thërrmohej ka pasur një madhësi sa planeti i Mars.
Shkencëtarët i bazojnë këto deklarata të tyre në disa hulumtime të imtësishëm pasi sipas tyre presionet për të prodhuar diamante të këtij lloji mund të ndodhin vetëm në planetët që kanë madhësinë e planetit të zjarrtë.
Duke përdorur 3 mikroskopë të ndryshëm shkencëtarët arritën të grumbullonin 50 pjesë diamantesh të cilët kishin një madhësi nga 1 cm deri në 10 cm.
Farhang Nabiei deklaron se ky shpërthim tregon se shumë planetë të tjera mund të jenë shkatërruar në këtë mënyrë dhe mbetjet e tyre të shpërndara në planetët e tjera mund të kenë ndikuar në formimin ose ndryshimin e këtyre planetëve të reja.