• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ja morën tokën ‘Locit’ dhe ja dhanë ‘Lacit’, 2.6 vite burg dy ish-zyrtarëve në Krujës
Home
Aktualitet
Kronikë

Ja morën tokën ‘Locit’ dhe ja dhanë ‘Lacit’, 2.6 vite burg dy ish-zyrtarëve në Krujës

11 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Ish-sekretari i komunës Thumanë, Muharrem Roli rrezikon të dënohet me 18 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, pasi gjatë fazës së gjykimit ka rezultuar sipas akuzës se ai, është përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror.

Së bashku me Kurtin, i pandehur në këtë çështje penale është dhe ish-drejtori i Hipotekës në Krujë, Fatmir Shani, për të cilin prokurorja Mirela Kapo, i ka kërkuar gjykatës së Krujës dënimin me 1 vit burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pretencën e saj, lexuar në gjykatë prokurorja e çështjes evidentoi shkeljet e dy ish-funksionarëve shtetërorë, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme i kanë hequr të drejtën e pronësisë shtetasit Asllan Loci, duke e rregjistruar sipërfaqen e tokës prej 13 mijë e 300 metra katror në emër të një personi tjetër të quajtur Asllan Laci.

Pavarësisht se këta dy persona kanë thuajse gjeneralitete të njëjta, ku vetëm shkronja “a” në mbiemër bën diferencën, ata janë dy shtetas të ndryshëm, thotë prokuroria. Sipërfaqja e tokës që është tjetërsuar ndodhen në fshatin Derven, por pas rregjistrimit në hipotekë në emër të Asllan Laçit, kjo pronë mësohet se është shitur në 20 tetor 2011 dhe kaluar në emër të kompanisë “Milis Brisk”, një shoqëri aksionere që vepron në fushën e duraluminit.

Veç dënimit të dy zyrtarëve shtetërorë, prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar dhe konfiskimin e sipërfaqes tokësore 10 430 m2, ndodhur në zonën e quajtur “derven –Krujë” në emër të shoqërisë “Milis Brick sha”.

Vërtetimi i falsifikuar
Nisur nga hetimet, prokuroria thotë se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Roli ka rregjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky rregjistrim është bërë në zyrën vendore te rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e rregjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.

Pretendimet e kallëzuesit
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se: “Shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë –Krujës dhe për periudhën kohore 1 shkurt 1987 deri më 15 korrik 1992 ka punuar në ndërmarrjen NB.Krujë dhe F.Krujë pranë sektorit Derven”. “Në kallëzim e tij ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr.7501 datë 19 korrik 1991.

Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven, dhe në këtë mënyrë është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S.Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në bashkinë e Thomanës.

Asllan S.Loci është emri i tij pasi më parë është njohur me emrin Islam” thotë Prokuroria. Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë, ka rregjistruar pasurinë me nr.250/30 vol.5, fq.150 në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e rregjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci.

Lidhur me pasurinë që kallëzuesi pretendon se është e tij disponon aktin e marjes së tokës në pronësi (në fotokopje) si edhe një kopje të librit të ngastrave. Pra toka është përfituar si punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore Derven dhe është furnizuar për shtatë frymë pasi kjo ka qenë përmbërja familjare e kohës referuar edhe çertifikatës familjare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ "E merrja 60 mijë, tani ilaçi është 215 mijë", ç’ndodhi me burrin nga Laçi që iu ankua live Ramës
Previous article Politika dhe simbolika/ Çmimi Karl i Madh për Macronin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT