• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ja kush u zgjodh kreu i Shërbimit Sekret Ushtarak
Home
Breaking News

Ja kush u zgjodh kreu i Shërbimit Sekret Ushtarak

14 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News

Shqipëria ka dy shërbime inteligjente, shërbimin informativ shtetëror SHISH dhe agjencinë e inteligjencës dhe të sigurisë së mbrotjes AISM, apo siç njihet ndryshe ish-shërbimi informativ ushtarak.

Deri sot të dy këto shërbime kanë qenë pa drejtues. Helidon Bendo, i propozuar prej mëse dy javësh në krye të SHISH-it nga Kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, nuk është dekretuar ende nga presidenti Ilir Meta, kurse Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes qëndroi prej dy muajsh pa drejtues, pas emërimit dhe dekretimit të Bardhyl Kollçakut si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Burime për Top Channel pohojnë se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhërin që emrëron në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura.

Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, mesa duket edhe pas dakordësimit me aleatët.

Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014 shefi i AISM-së nuk emërohet dhe as shkarkohet më me dekret të presidentit, por ky atribut i takon vetëm ministrit të Mbrojtjes, ndërkohë që e paqartë është se çdo të ndodhë me SHISH-in.

Të hënën, dy javë pasi dha dorëheqjen pa asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika u propozua nga kryeministri Rama për ambasador të shqipërisë në NATO.

Emri i tij do të shqyrtohet nga kreu i shtetit për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër, pas shkarkimit nga drejtimi i SHISH-it, këtë hërë për emërimin si ambasador në Aleancën e Atlantikut të Veriut, një post kyç dhe delikat ky edhe përsa u takon marrëdhieneve me aleatët e NATO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION BRAÇE: Lyl, mos vallë pastrim parash ishte...?
Previous article FOTO/ Xhensila tregon kush hodhi më shumë para për dasmën e saj dhe të Besit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT