• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ja kush përjashtohet nga taksa e re e ndërtesës
Home
Ekonomi

Ja kush përjashtohet nga taksa e re e ndërtesës

28 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Ekonomi

Qeveria, në mbledhjen e saj të ditës së djeshme, ka përcaktuar përfundimisht rregullat për taksën e re që do të vendoset mbi ndërtesat.

Ajo që bie në sy është fakti që, përveç një tarife të veçantë për familjarët dhe një tjetër për bizneset, që janë bërë tashmë publike në media, do të vendoset edhe një tarifë e tretë edhe për ndërtuesit. Në projektligjin për taksat vendore, propozohet një amendim, duke detyruar subjektet e këtij sektori të paguajë 30% të taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, por vetëm në rast se zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi, ndërkohë që nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, në rast se miratohet në Kuvend, do të jetë si më poshtë: 0.05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim; 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike dhe 30% të shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Një tjetër risi është fakti që, nga kjo taksa, përjashtohen disa kategori si hotelet me pesë yje që kanë status special. Nga kjo masë parashikohet që të vijë një efekt pozitiv në buxhetin e financave vendore, që është llogaritur në plus 2.4 miliardë lekë. /Shqiptarja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministrja serbe: Gjykatësit serbë nuk betohen para Thaçit
Previous article Labi në Dubai, Qëndresa në shtëpi

Redaktor2

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT