• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja kush janë “çunat e këqij” që i morën zemrën bukurosheve të ekranit shqiptar
Home
Gossip

Ja kush janë “çunat e këqij” që i morën zemrën bukurosheve të ekranit shqiptar

26 November, 2017 F.autor Gossip, Lifestyle

Një ditë më parë mediat shqiptare raportuan arrestimin e Valentin Selajt, për përfshirjen në trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion. Për të gjithë ju që ende nuk e dini, Valentin Selaj është i dashuri i Viola Spiros. V.S, ju thotë gjë?

Ndonëse moderatorja sportive nuk ka reaguar për arrestimin e partnerit, për të cilin ka folur edhe publikisht, ka vijuar me postimet në rrjete sociale. Selaj është arrestuar rreth 10 ditë më parë në Itali.

Por koha ka provuar se ashtu si Viola edhe vajza të tjera të njohura të skenës dhe ekranit janë joshur nga ‘çunat e këqij’, bëmat e të cilëve janë bërë publike edhe në media, kjo sigurisht përveç dashurisë, edhe falë sigurisë fizike dhe financiare që ata mund t’i siguronin.

 

Adelina Ismaili ka qenë në një lidhje dashurie me Triumf Rizën, polic në Kosovë që u vra në 2007-tën nga banda kriminale e Enver Sekiraqit. Thuhet se atentati ndaj Triumfit, asokohe 28 vjeç, ishte porositur nga Sekiraqi, që më parë mendohet të ketë qenë në një lidhje me këngëtaren nga Kosova.

 

Regjisorja ishte 6-muajshe shtatzënë kur bashkëshorti i saj, biznesmeni Arian Selimi u vra gjatë një sulmi mafioz me armë në 2011-tën. Selimi i njohur edhe me emrin Armando Andoni nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë, pasi në 2004-tën ishte arrestuar nën dyshimet e trafikut të lëndëve narkotike.

 

Para se Krenar Çoçaj të ishte lumturisht i lidhur me Luana Vjollcën, ka qenë në një marrëdhënie me Dafina Zeqirin. Dyshja u nda në 2011-tën për motive që s’u morën vesh ndonjëherë dhe në 2012-tën biznesmeni nga Kosova u përfshi në një konflikt fizik me Ledri Vulën. Ledri deklaroi para trupës gjykuese se shkak i sherrit ka qenë xhelozia e Krenarit, pasi më pas u lidh Ledri me Dafinën. Gjyqi mes tyre është mbyllur pak muaj më parë dhe u vendos që Çoçaj do të dënohej me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në një gjobë prej 20 eurosh dita.

 

Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin pas përfshirjes në prodhimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike në laboratorin në Xibrakë të Elbasanit. Ermali u dënua fillimisht me 10 vite burg, por dënimi është lehtësuar në 6 vite e 8 muaj. Rezarta këmbëngul që partneri i saj është i pafajshëm ndërkohë që aktualisht është tërësisht e fokusuar në rritjen e vajzës së tyre, Hera, 4-vjeç.

 

Marco Sansonetti, ish-bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare, Anna Oxa, u arrestua nga policia zviceriane në shkurt të këtij viti. Mediat italiane shkruanin se 36-vjeçari, me origjinë nga Brindisi, pronar i një kompanie sigurimi, u arrestua nën akuzën e akteve të dhunës dhe rrëmbim personi. Sansonetti ka qenë bashkëshorti i katërt i këngëtares Anna Oxa, ndërsa njihet edhe si pronar i një kompanie sigurimi në Canton Ticino, “Argo1 Security”. Ish-bashkëshorti i Anna Oxa thuhet se ka shkelur gjithashtu ligjin me fajde dhe në aktivitetin e tij privat.

 

Në maj të 2016-ës bashkëshorti i Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është arrestuar në një qendër tregatre në Prishtinë për armëmbajtje pa leje. Xhemajli ka lidhje familjare me Enver Sekiraqën e përmendur më lart. Ai ishte në kërkim nga Interpoli pasi dyshohej se ishte i përfshirë me një vjedhje ari në Kuvajt ku ishin të përfshirë edhe disa kosovarë.

 

Mentor Hadërgjonaj, babai i Agnesës dhe Anxhelinës është ndarë nga Albëria në 2007-n, pasi shërbeu 7 vite në burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale. Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vjedhura, trafik armësh dhe pjesëtar i një bande kriminale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Si i shpëtoi sulmit me hanxhar dhe armë pronari i diskos në Korçë
Previous article VIDEO/ Digjet autobusi me shqiptarë në Greqi

F.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT