Arratisje spektakolare nga duart e policise dhe te drejtesise, duke rifituar serisht lirine, por tashme me me shume telashe ne raport me ligjin.
Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Ahmeti, 24 vjeç, i cili është arratisur nga salla e gjyqit pak minuta më parë nga Apeli.
I riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale.
Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.
Nga informacionet e para, burimet bënë me dije se personit të arratisur i është komunikuar masa ‘arrest me burg’, masë të cilën e kishte apeluar.
Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’. Ai e ka pritur me shumë qetësi masën e sigurisë, më pas kërkoi të shkojë në tualet, ku i kërkoi policit që e shoqëronte t’i zgjidhë duart.
Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit.





