Kush është gjyqtarja që i dha lirinë Genc Tafilit, i cili është është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. po kështu edhe Ilir Paja me një sërë krimesh jo vetëm në Shqipëri po edhe në Itali, i dënuar me 17 vite burg.
Mjafton të klikosh emrin e gjyqtares dhe shtangesh me faktet që dalin për të.
KLD i ka dhënë një masë disiplinore gjyqtares znj. Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të cilën Ministri i Drejtësisë kërkoi paraprakisht ndryshimin e propozimit fillestar nga “shkarkim nga detyra” në “vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për masën disiplinore “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për znj. Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë”.
Pra, nga “shkarkim nga detyra” në masë disiplinore, “vërejtje me paralajmërim”gyqtarja ja ka hedhur paq. Është po e njëjta gjyqtare që ka liruar nga burgu dikë për vrasje dhe të dënuar më 25 vite burg.
Përgatiti: AlpeNews.al



