• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ku do vendoset Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) dhe si do lidhet me tunel me Policinë e Shtetit
Home
Sociale

Ku do vendoset Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) dhe si do lidhet me tunel me Policinë e Shtetit

6 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Institucionet e reja të drejtësisë si SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të vendosen në një godine të re, vetëm pak metra larg Policisë së Shtetit. Burime konfidenciale nga qeveria thanë për Report TV se SPAK dhe BKH do të vendosen në godinën ku ka qenë Ministria e Shëndetësisë. Personat që do të hetojnë zyrtarët e lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar do të qëndrojnë në të njëjtën godinë.

Plani për të vendosur SPAK-un në godinën ku ka qëndruar Ministria e Shëndetësisë është i mbuluar me mistere dhe mbahet sekret. Por Report TV mësoi se godina ku do qëndrojnë personat që do hetojnë zyrtarët e lartë do të lidhet me një tunel me Policinë e Shtetit. Është menduar që SPAK dhe Policia të lidhen ose me tunel nëntokësor, ose me tunel ajrorë.

Mundësia me madhe është që SPAK dhe Policia të komunikojnë nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm, në mënyrë që çdo informacion të mos dalë jashtë këtyre dy godinave dhe të mbahen sekrete të dhënat që do të zbulohen. Arsyeja e lidhjes së dy godinave me tunel, lidhet vetëm me faktin që zyrtarët e lartë të cilët do hetohen të mos marrin të dhënat sekrete duke qarkulluar shkresat dhe çdo informacion do të jetë hermetik mes SPAK dhe Policisë.
Vendosja e SPAK, Byrosë së Hetimit dhe strukturave të reja të drejtësisë tek ish-ministria e Shëndetësisë, vetëm pak metra larg Policisë, është mbështetur edhe nga Ambasada e SHBA. Ministria e Shëndetësisë është zhvendosur tek ish-ministria e Mirëqenies Sociale dhe tek logoja e hequr shumë shpejt prite të vendoset emri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK dhe BKH do hetojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë e lartë. Mes personave që do hetohen nga këto dy struktura janë deputetë dhe ish-deputetë, kryebashkiak, ministrat dhe ish ministrat, por edhe një sërë drejtuesish të tjerë dhe politikanë karriere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjela: Reforma në drejtësi është si lojë shahu. Ju tregoj kush është "Mbretëresha"!
Previous article Mirë që u legalizua marijuana në Kaliforni, po kush i "duron" radhët tek dyqanet tani (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT