Përparim Kabo rrëfeu dje se pas një bisede me aktoren e madhe Tinka Kurti,
se as ai dhe as artistja nuk ishin ftuar nga Presidenti Ilir Meta në eventin për 105 vjetorin e pavarësisë.
Veç kësaj, profesoi zbuloi se Kurti ishte rrëzuar te shkallët prej erësirës dhe kishte gjetur ambulancën mbyllur.
Ai i bërë thirrje ministres së Shëndetësisë, dhe duket se reagimi ka ardhur menjëherë.
Ja se çfarë shkruan Kabo:
“Sapo bisedova me Tinka Kurtin…. Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…
Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…
Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….
Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…
Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shprehet Kabo. (TemA)



