Të shenjtat festa: nën ombrellë, arrita të përfundoja së lexuari një libër që kisha nisur dimrin e shkuar “Metodat daneze për të rritur fëmijë të lumtur”. Danimarka prej më shumë se dyzet vitesh arrin majat e tabelave të renditjes së lumturisë (veçanërisht në Raporti i Lumturisë Botërore), sigurisht që fëmijët e tyre do jenë të hareshëm dhe të lumtur. Dhe më pas lexojmë…! Vëllimi përmban një larmishmëri sugjerimesh, vlera të tilla si përulësia, kundër idesë për vlerësimet dhe për performancën. Danezët nuk i mbushin fëmijët e tyre me komplimente. Ata shpërblejnë angazhimin, jo rezultatin. Brilant nuk është ai që ka sukses, por ai që zbulon në vetvete një element që i lejon të përmirësohet. Një tjetër kapitull: Mesojuni se si të menaxhojnë shokët e ”vështirë”, që fëmijët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme të vetëkontroll dhe rezistencës – shkruan psikoterapiste Iben Dissing Sandahl, një prej autorëve. Ndaj, gjatë grindjeve mes të miturve, duhet evituar që të ndërhyjmë menjëherë.



