Ditë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë, duke u bërë kështu çifti më i ri i estradës. Janë këta Mimoza Shkodra dhe Seldiu Qalliu, të cilët brenda një periudhe të shkurtër kohore morën vëmendjen e të gjithëve.
Çifti së fundi erdhën edhe me një bashkëpunim. Ata publikuan projektin e tyre të fundit muzikor me titull “Dashni”, që po pëlqehet nga fansat e tyre.
Kjo këngë ka arritur të marr 1 milion klikime, ndërsa Seldi ka zgjedhur një mënyrë interesante për t’ia kumtuar këtë lajm Mimozës. Ai ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram ku shihet e fejuara e tij duke fjetur ndërsa në sfond shihet videoklipi i çiftit. Ku Seldi ka shkruar “Zgjohu se u bo 1 milion”.


