• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja çfarë flasin njerëzit para vdekjes
Home
Jetë

Ja çfarë flasin njerëzit para vdekjes

3 November, 2017 Klea.XH Jetë

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë.

Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes.

“Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë prandaj vendosa t’i përkushtohem hulumtimit të vdekjes. Kuptova se njerëzit parandiejnë se kur do të vdesin. Në periudhën prej 72 orëve para vdekjes fillojnë të flasin disa gjëra”, tregon Patricia Pearson, gazetarja dhe autorja e librit “Opening Heaven’s Door: Investigating Stories of Life, Death and What Comes After” (Hapja e dyerve të Parajsës: Hulumtimi i tregimeve për jetën, vdekjen dhe çfarë vjen më pas).

Hulumtimin e ka bazuar në biseda me njerëzit, profesioni i të cilëve është kontakti i vazhdueshëm me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekjen klinike dhe përsëri janë kthyer në këtë botë.Patricia ka zbuluar se si 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për gjëra të pazakonta, për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, edhe pse janë në shtëpi…. Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë se janë duke shkuar diku.“Motra ime u sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte e shtrirë para vdekjes vazhdimisht përsëriste: “Nuk di se si do të shkoj”, dhe i ka përmendur disa “stjuardesa të pafat”, përkujton Patricia.

Infermierja Maggie Kalnan nga Qendra e kujdesit paliativ në SHBA ka treguar se si e ka pasur një pacient i cili vdiste nga kanceri në pankreas dhe para vdekjes e kishte pyetur “A di gruaja ime gjithçka në lidhje me pasaportën dhe biletën?”

Kjo infermiere thotë se ishte afër qindra pacientëve të cilët kanë qenë duke vdekur dhe se vizionet e tyre në lidhje me udhëtimet nuk mund të konsiderohen si rastësi. Njerëzit para vdekjes kanë ndjenjën se po shkojnë diku.

Shumë njerëz rreth një orë para vdekjes kanë parë njerëzit e dashur të cilët moti kishin vdekur, e ajo çfarë kanë parë nuk varej prej asaj se a kishin marrë barëra apo jo, ka treguar hulumtimi i dy psikologëve, dr. Karlisa Ossis dhe dr. Erlendura Haraldson nga Universiteti i Islandës.Në mes të atyre njerëzve ishte edhe pacientja 84 vjeçe Audrey Scott e cila vdiste nga kanceri. Ajo ka treguar se i kishte ardhur në vizitë djali i saj i adoptuar Frankie i cili në të vërtet kishte vdekur disa vite më parë. Ajo i kishte thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë në kolltuk afër saj, transmeton portali Atma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar nuk i reziston dot bukurisë së portugezes, ja çfarë bën (FOTO)
Previous article Farmir Xhafaj: Do godasim të gjitha grupet kriminale

Klea.XH

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT