• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja arsyet shkencore pse biem në dashuri
Home
Gossip

Ja arsyet shkencore pse biem në dashuri

24 November, 2017 F.autor Gossip, Lifestyle

Rënia në dashuri është një nga misteret e mëdha të jetës, por tani shkencëtarët besojnë se kjo ndjenjë e çuditshme mund të jetë çelësi i suksesit tonë evolucionist.
Për herë të parë, studiuesit kanë gjetur dëshmi se përse njerëzit dashurohen.Dashuria, sipas tyre, rriti shanset për ne që të kemi familje.Shkencëtarët studiuan njerëzit e fisit Hadza në Tanzani, të cilët nuk përdorin kontracepsionin modern dhe gjetën se partneritet e pasionuara shoqëroheshin me shumë fëmijë.

Ky studim ndjek kërkimet e mëparshme që zbuluan se dashuria mund të ketë evoluar për të ndaluar primatët meshkuj nga vrasja e foshnjave të tyre.Fisi Hadza u mor në studim, pasi jeta e tyre mendohet të ketë ndryshuar pak gjatë dhjetë mijë vjetëve të fundit dhe për këtë arsye ata mund të japin informacion për evolucionin e hershëm të dashurisë midis paraardhësve tanë prehistorikë.

‘Studimi ynë mund të hedh dritë të re mbi kuptimin e dashurisë në të kaluarën evolucionare të njerëzve, veçanërisht në shoqëritë tradicionale të gjahtarëve, ku individët, jo prindërit e tyre, ishin përgjegjës për zgjedhjen e partnerëve’, shkruan hulumtuesit në botimin e tyre.Hulumtimi i udhëhequr nga Dr Piotr Sorokoëski në Universitetin e Wroclaë-it shikon tre përbërës për të matur thellësinë e dashurisë:

Intimiteti, pasioni dhe angazhimi.

Kjo i referohet teorisë së Sternberg Triangular, “Theory of Love”, e krijuar në vitin 1985 nga psikologu Robert Sternberg. Teoria përcakton pasionin e lidhur me stimulimin fizik dhe emocional, si një entuziazëm, eksitim, ndjenjë seksuale dhe romantike. Angazhimi është vendimi i ndërgjegjshëm për të qëndruar me një person tjetër dhe një premtim për të qenë besnik ndaj tyre. Intimiteti përshkruhet si ndjenja e afërsisë dhe lidhjes që tenton të forcojë lidhjen midis dy individëve.

Ata i krahasuan këto masa dashurie me sa fëmijë kishin çiftet. Studiuesit zbuluan se kishte një lidhje pozitive mes pasionit dhe suksesit riprodhues në të dyja gjinitë. Kjo mund të jetë sepse pasioni rrit numrin e takimeve seksuale dhe është veçanërisht i lartë në fazat e hershme të një marrëdhënieje.

Kjo do të thotë nëse një çift nuk mund të ketë fëmijë, ata do ta kuptojnë atë shumë shpejt dhe mund të vendosin të kërkojnë për bashkëshortët alternativë. Angazhimi ndihmon njerëzit të mbajnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe njerëzit shpesh vendosin të qëndrojnë së bashku në mënyrë që të kenë fëmijë.

Kjo do të thotë se ata kanë më shumë gjasa të krijojnë një ambient të mirë për t’i sjellë ato.Shkencëtarët besojnë se pasioni dhe angazhimi janë pra përbërësit kryesorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “FORCA E LIGJIT”/ Policia jep detajet e sekuestros mbi pronat e Balilit: Ja sa mijëra metra trojesh, shtëpish e dyqanesh
Previous article Aksidenti tragjik/ 21 vjeçari përplasi për vdekje gruan në Tiranë, policia jep detaje (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT