• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Izraeli “zbulon” mashtrimin e Iranit, Netanyahu: Vijon me programin e armëve bërthamore
Home
Nderkombetare

Izraeli “zbulon” mashtrimin e Iranit, Netanyahu: Vijon me programin e armëve bërthamore

30 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zbuluar atë që ai e konsideron si “dosjen sekrete bërthamore”, që provon se Irani po ndjek fshehurazi programin e armëve bërthamore.Ai deklaroi se materiali prej mijëra faqesh, i siguruar nga Izraeli, tregon se Irani ka mashtruar botën teksa mohon të ketë synuar ndonjëherë zotërimin e një arme bërthamore.

Irani ra dakord në vitin 2015 të kufizonte programin e energjisë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Por, ndërkohë, dokumentet sugjerojnë se Republika Islamike e ka ndjekur edhe më tej programin.

Përmes një “cicërime” në rrjetin social Twitter, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif akuzoi Netanyahun se po i merrte njerëzit për “idiotë”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar prej kohësh ta anulojë marrëveshjen, që u arrit nën drejtimin e paraardhësit të tij, Barack Obama. Fuqitë europiane, gjithsesi, janë shprehur se Irani u është përmbajtur kushteve të akordit.

Por, çfarë provash ofroi Netanyahu? Duke folur anglisht nga Ministria e Mbrojtjes në Tel Aviv, Netanyahu tregoi ato që ai i quajti “kopje reale” të dokumenteve të siguruara nga shërbimet sekrete izraelite, nga një magazinë sekrete në Teheran.

Gjithsej ishin 55 mijë faqe provash sipas tij, dhe rreth 55 mijë skedarë në 183 disqe (CD).

“Çfarë përmbajnë këto skedarë? Dokumente inkriminuese, grafikë, prezantime e projekte inkriminuese, foto, video e shumë më shumë”, tha Netanyahu. “Këto skedarë provojnë përfundimisht se Irani ka gënjyer pa turp kur ka thënë se nuk ka pasur kurrë një program për armë bërthamore”, shtoi ai.

Skedarët janë ndarë edhe me Shtetet e Bashkuara, njoftoi kryeministri izraelit, e pritet t’i dorëzohen edhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA).

Marrëveshja e nënshkruar mes Iranit dhe 6 fuqive perëndimore mundësuan heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Republikës Islamike në këmbim të kufizimit të programit bërthamor të Teheranit.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ansi Agolli dhuron spektakël, shikoni asistin perfekt të dhënë në sekondat e fundit të ndeshjes (VIDEO)
Previous article Ija e Besit tregon si e mori vesh shtatzëninë e Xhensilës: Hë keni ndonjë të re andej nga... (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT