• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IZRAELI DREJT ZGJEDHJEVE TË REJA/ Nëse nuk formohet qeveria, zgjedhjet mbahen më 2 mars
Home
Nderkombetare

IZRAELI DREJT ZGJEDHJEVE TË REJA/ Nëse nuk formohet qeveria, zgjedhjet mbahen më 2 mars

10 December, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Dy partitë më të mëdha në Izrael, janë pajtuar të hënën, që të mbajnë zgjedhjet e reja më 2 mars, nëse nuk arrihet marrëveshje për formim të qeverisë së re.

Periudha 21-ditore gjatë së cilës parlamenti mund të nominojë një parti për të formuar koalicion qeveritar do të skadojë të mërkurën, dhe nëse nuk arrihet pajtueshmëri, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet dhe të mbahen zgjedhje brenda 90 ditëve, raporton Rel.

Nëse mbahen, këto do të jenë zgjedhjet e treta në Izreal në më pak se një vit. As kryetari i partisë Likud, Benjamin Netanyahu dhe as rivali i tij, ish-shefi ushtarak, Benny Gantz, nuk kanë fituar numër të mjaftueshëm të ulëseve për të krijuar qeverinë.

Të dy kanë dështuar të formojnë qeverinë, duke hedhur topin në parlament.

Mosmarrëveshjet politike dhe hetimet afatgjata për korrupsion kanë kërcënuar pozitën e Netanyahut për të qëndruar në pushtet.

Muajin e kaluar, Netanyahu, 70-vjeçar është akuzuar për shkelje të besimit dhe mashtrim.

Teksa ka mohuar çfarëdo keqbërje, ai ka akuzuar autoritetet ligjore të Izraelit për tentim të krijimit të puçit, me qëllim të rrëzimit të tij nga pushteti.

Kritikët kanë supozuar se Netanyahu është duke tentuar që të minojë sundimin e ligjit dhe të paraqesë veten si viktimë e komplotit “të thellë” të shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA TË RËNDA/ 4 ton kanabis në një fermë afër Beogradit, opozita: I përfshirë Vuçiç me vëllain e tij
Previous article ËSHTË MAKSIMUMI!!!/ “Falco” rinis të shfaqet në kinema, Besi dhuron të ardhurat për bamirësi

k.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT