Mijëra izraelit protestuan mbrëmë në Izrael dhe kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në Tel Aviv, protestuesit mbanin slogane të tilla si “ai që i braktisi duhet t’i kthejë ata”, ndërsa sulmonin kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Këtë të fundit e fajësojnë shumë izraelitë për sulmin e paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor ku mbetën të vrarë rreth 1200 njerëz. Turmat demonstruan dhe jashtë rezidencës së Netanyahut në Cezare.