Izet Haxhia ndodhet në burgun 313 pas ekstradimit ku së fundmi ka hyrë edhe në grevë urie pasi sipas tij (postimive në Facebook), kanë tentuar ta vrasin njerëz të ish kryeministrit Berisha.
Ditën e sotme, Erjona, e dashura e tij që menaxhon edhe faqen e tij në “Facebook” ka shpërdarë foto të të dyve shoqëruar me një tjetër deklaratë dashurie nga ana e saj.
Postimi:
INDIFERENCA
-Me e keqja prej semundjeve, me e keqe se murtaja dhe me e keqe se gjermanet.Murtaja ç’rrenjoset dhe gjermanet kane lindur te vdekshem.
Nga ana tjeter, indiferenca nuk luftohet, ose eshte shume e veshtire te luftohet.Indiferenca eshte arsyeja pse nuk mund te fleme te qete ; nje dite do te humbasim gjithçka, jo pse jemi te dobet dhe na shtyp diçka me e forte, por sepse kemi qene frikacake dhe nuk kemi bere asgje.
~ Joël Dicker
Zoti na ka dhuruar me kaq dashuri, me te bukuren e jetes: ZGJEDHJEN E LIRE! E nese Ai do te donte qe te gjithe t i peruleshim atij, do te ndodhte sigurisht! Por ngaqe eshte Zot prej dashurije dhe respekti, na la zgjedhjen e lire! Ne cfaredo situate te ndodhemi, gjithmone mund te zgjedhim dicka. Lufte, paqe, kompromis, dorezim, qejfin, e çkamos…. Por ne jemi te lire te zgjedhim! Dhe e keqja me e madhe dhe mosmirenjohja me e madhe ndaj ketij akti dashurie qe Zoti na ka shprehur, eshte Indiferenca!
Une dhe Izeti jemi te dy besimtare, secili ne fé te ndryshme, por kjo s ka piken e rendesise per ne! Asnje veprim i djallit dhe i miqve te tij, nuk mund te perballet me Zotin, kot e kane!
Ps: vajza ime 6 vjece me pyeti plot dyshim, se meqe nuk e shohim Zotin, ndoshta nuk ekziston..
J’u pergjigja shume thjesht, pa filozofi, pa teori fetare:
Degjo mi mam, ti po e sheh vete si po lekunden keto gjethe ne peme, po e ndjen si po na perkedhel fytyren dhe floket , po e sheh barin te perulet e te ngrihet prape… Kjo eshte era!
Era po e ben kete!
Ne nuk e shohim dot eren, por shohim dhe ndjejme qarte pranine e saj!
Edhe Zoti kshtu eshte!
J u duk teper bindese si argument dhe u qetesua… s do te ishte kurre vetem!
Edhe ti, shpirti im, sikur gjithe djajte dhe ata qe kane bere pakt me te, te te duan te te rrenojne, nuk do t ja dalin dot!
Sepse Zoti eshte kudo..
Mjafton t a kerkojme e Ai do te jete aty, ne nje menyre apo nje tjeter!
Ndoshta ndonjehere, edhe ne te kundert te asaj qe zemra jone deshiron.. Sepse Ai e di me mire, cka eshte me e mira per ne!
Ne kemi zgjedhur Zotin! Me fjale dhe me vepra!
Te dua prej drite e prej perjetesie!