• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ivanov nuk nënshkruan ligjin për gjuhët, Xhaferi: Do shfrytëzoj çdo mënyrë kushtetuese
Home
Rajon

Ivanov nuk nënshkruan ligjin për gjuhët, Xhaferi: Do shfrytëzoj çdo mënyrë kushtetuese

23 March, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për herë të tretë ka theksuar se nuk do ta dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kjo, siç thotë ai, për shkak të jo kushtetutshmërisë së ligjit dhe ndërgjegjes personale të tij si Kryetar Shteti.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk jep detaje se si do të veprojë, apo nëse do të zgjedhë variantin e nënshkrimit të ligjit dhe dërgimin e tij në fletoren zyrtare edhe pa firmën e Presidentit.

Ai tha shkurt se formalisht afati i Presidentit ka skaduar dhe se, që nga sot gjithçka varet nga kompetencat e tij si kryetar ligjvënësi.

Xhaferi në “Kanal 5” foli edhe për dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecias, për të cilin kujtoi se është organ këshillues pranë Këshillit të Evropës dhe se, “jo me doemos konstatimet e tyre duhet merren si detyrime”.

Përderisa çështja e Ligjit të gjuhëve mbetet “status quo”, opozita kërcënohet me padi ndaj kreut të Kuvendit. Ky i fundit rekomandon që për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ligjit kompetencat i takojnë Gjykatës Kushtetuese dhe se, secili që ka dyshime mund të ngrejë iniciative deri tek organi i autorizuar për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ligji për përdorimin e gjuhëve fillimisht u votua më 11 janar. 6 ditë më pas, Ivanov njoftoi mos dekretimin. Mbi konstatimet e tij, VMRO-DPMNE-ja parashtroi mbi 35 mijë amendamente, por asnjëri prej tyre nuk u shqyrtua në Kuvend.

Më 14 mars, ligji u votua për herë të dytë me 64 vota “për” dhe 24 abstenim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mirabelli kopjon Galliani-n, në fokus ylli i Arsenalit
Previous article Aguero: “Lautaro Martinez me të ardhme gjigante te Argjentina! E paimagjinueshme që luan te Racing…”

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT