• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ivanov: Duam të hyjmë në BE dhe NATO, por me emrin, dinjitetin dhe nderin tonë
Home
Rajon

Ivanov: Duam të hyjmë në BE dhe NATO, por me emrin, dinjitetin dhe nderin tonë

3 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës shtetërore të Ilindenit, në fjalimin e tij në solemnitetin në Krushevë porositi se qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar rreth idesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, por me emrin, dinjitetin dhe nderin e tyre, shkruan “AA”.

“Qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar rreth idesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, atje duam të shkojmë me emrin tonë, identitetin, dinjitetin dhe nderin tonë. Andaj, asnjë politikan nuk ka mandat të tregtojë me identitetin e popullit maqedonas”, tha Ivanov.

Në fjalimin e tij, presidenti Ivanov u përqendrua në Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin me Greqinë, të cilin e arritën qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë në qershor të këtij viti.

“Nëse Marrëveshja e Tajvanit ishte rezultat i joshjes nga pasuria, Marrëveshja e Greqisë është si rezultat i joshjes nga fama. Të verbuar nga prozhektorët, disa politikanëve tanë sikur fama personale u duket më e dashur se dinjiteti dhe fati i mbarë një populli. Nëse me Marrëveshjen e Tajvanit bëhen tentime që të ridefinohet pozita e Republika e Maqedonisë në planin ndërkombëtar, me marrëveshjen greke ridefinohet vetë shteti ynë”, tha Ivanov, duke shtuar:

“Gënjeshtër është se me këtë marrëveshje greke do të ndryshohet vetëm emri i shtetit tonë. Përkundrazi, ndryshohet edhe identiteti maqedonas shtetëror dhe institucional”. Përkundrazi, me këtë marrëveshje greke fshihet edhe kontinuiteti shtetëror-juridik i idealit të popullit maqedonas që të ketë shtet të vetin. Fshihet edhe historia 27 vjeçare e pavarësisë së shtetit maqedonas”, theksoi Ivanov.

Po ashtu, presidenti Ivanov porositi se “nuk e pranon marrëveshjen greke që është në dëm të identitetit kombëtar maqedonas dhe në dëm të interesave të Republikës së Maqedonisë”.

Mes tjerash, Ivanov iu drejtua edhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë pa marrë parasysh përkatësinë së tyre etnike dhe fetare.

“Një nga shtyllat e Republikës së Maqedonisë është edhe gjuha maqedonase. Republika e Maqedonisë i mundëson çdo bashkësie që të përdor gjuhën e vet në të gjitha sferat dhe në të gjitha nivel në pajtim me Kushtetutën. Republika e Maqedonisë është atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj. Ne krenohemi që kemi 68 vite të teatrit shqiptar dhe turk në Republikën e Maqedonisë. Kemi veprimtari të pasur botuese edhe në shqip, turqisht, serbisht, vllahisht, boshnjakisht dhe gjuhën rome. A mund ndonjë shtet tjetër ballkanik të lavdërohet me një traditë të tillë të respektit të ndërsjellë në të cilën mund ta na kenë zili shumë shtetë evropiane”, theksoi Ivanov.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KORRIGJIMI I KUFIJVE"/ Letra e hapur: Jep dorëheqjen ose Kuvendi do të shkarkojë
Previous article FURNIZONTE VRASËSIT DHE KRIMINELËT/ Kush është 65 vjeçari RAMAZAN ALLA. I dha ryshfet policit kur...

k.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT