Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump, i ka ‘vënë syrin’ postit të “Shtëpisë së Bardhë”.
Siç raporton Daily Mail, 39-vjeçarja, nuk po e mbështet babain e saj në betejën ligjore që ai ka nisur kundër Joe Biden pasi ajo nuk dëshiron të krijojë një reputacion të keq për veten sepse shumë shpejt mund të kandidojë për presidente.
Siç e dimë, republikani Trump, ka nisur një gjyq kundër demokratit Biden pasi mendon se zgjedhjet elektorale janë manipuluar, por duket se familja e tij e ka braktisur në kauzën që ka ndërmarrë.
Daily Mail tregon se çdo veprim që Ivanka merr është i llogaritur dhe shumë kujdesshëm pasi ajo po ndërton imazhin e saj si një presidente e ardhshme.
Përveç vajzës, edhe djali i Trump, Donald Trump Jr., po synon të jetë një kandidatë në të ardhmen për president, por ndryshe nga Ivanka, djali nuk e ka mbështetjen e plotë të babait.
Njerëz pranë familjes Trump raportojnë se Donald Trump do të bënte çdo gjë për ‘princeshën e tij”.


