“Nuk kam asnjë dijeni për autorët apo për shkaqet e ngjarjes”. Kështu deklaroi Ledovik Syziu për policinë, pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Manaj të Mirditës, ku mbeti i plagosur pasi në makinë i kishin vendosur lëndë plasëse artizinale.
Megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, mësohet se Ledovik Syziu, njihej si problematik në fshatin e tij.
Policia po heton nëse ai ka pasur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës.
Ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjarë të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë pasur i plagosuri.
Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997 i cili eshte i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në këtë vit./