Ish-gjyqtari Arben Vrioni dhe foto nga djegia e makinave
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur 5 ditë më parë në Elbasan ku dy makina tip Mercedes Benz në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni janë shkrumbuar nga flakët.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë stadiumit kombëtar “Elbasan Arena”, në policinë e Elbasanit janë shoqëruar 15 persona dhe të gjithë më pas janë lënë të lirë.
Sakaq është zbardhur dhe dëshmia e Vironit dhe vajzës së tij e cila është pronare e një prej makinave të djegura. Ai, ka pohuar se gjithçka lidhet me detyrën e tij si gjyqtar, por nuk ka qenë në gjendje tu tregojë policëve se kush mund të ishin autorët, sipas report tv.
Të dy nuk kanë qenë në gjendje të japin në polici emra konkretë të personave që mund ta kenë urdhëruar djegien e makinave.
Sakaq bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë regjistruar skenën kur një djalë i moshës rreth 25 vjeç, ka lyer me benzinë dhe më pas djegur dy automjetet e ish-gjyqtarit.


