Nderkohe qe iu qajne hallin te varferve, Kryemadhi e Meta vete jetojne mes luksit e qytetaret e varfer i duan ne shesh thjeshte per te rimarre pushtetin dhe pasuruar me tej.
Si per te vertetuar kete, ia vlen te kujtojme qe:
Vila e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim prrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhne 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro.
Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një palalt 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut. Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.
Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Metës. Disa ditë më parë pamë festën faraonike të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot. Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro.
Lulzim Basha, me pretekstin se shqiptarët janë të varfër, ka thirrur një protestë ditën e nesërme nga e cila shpreson që të vijë në pushtet nëpërmjet dhunës dhe kaosit.
Por, ajo që është interesante dhe ironike në këtë histori, (përtej faktit që Basha ka qenë 3 herë ministër dhe një herë kryebashkiak i Tiranës, në të cilat ka patur skandale që nga Rruga e Kombit te çështja e detit me Greqinë apo lirimin e një krimineli në Elbasan për të cilin foli edhe SHBA) është se ndërkohë që Basha flet për shqiptarët dhe varfërinë e tyre, ai vetë për fëmijët e tij shpenzon plot 44 mijë dollarë në vit për t’i arsimuar në Tiranë.
Dy fëmijët e Lulzim Bashës studiojnë në një shkollë në periferi të Tiranës, ku viti shkollor nga klasa e parë e lart është plot 22 mijë dollarë. Të dy fëmijët e Lulzim Bashës studiojnë në këtë shkollë dhe ai paguan në vit, vetëm për arsimimin e fëmijëve plot 44 mijë dollarë, ndërkohë që qan hallin e familjeve shqiptare.
Por jo vetëm kaq. Po në të njëjtën shkollë ka studiuar edhe Desara Malltezi, supermbesa e Sali Berishës (vajza e madhe e Argita Berishës), duke shpenzuar qindra mijëra dollarë.
Për një familje normale shqiptare ato janë shumë kolosale që duhen vite për ti mbledhur, ndërsa për Lulzim Bashën e Sali Berishën, janë hiçgjë.
Nga burojnë gjithë këto para?
Lulzim Basha ka qenë ministër Transportesh, ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm në qeverinë ‘Berisha’ gjatë periudhës 2005-2011, e më pas kryetar i Bashkisë Tiranë për 4 vjet.
Mjafton kaq për të kuptuar se Lulzim Basha kërkon që nesër të protestohet për të riardhur ai në pushtet.
Ndërsa për super mbesën e Berishës, nuk duhet shumë mund për të kuptuar nga është burimi i të ardhurave.
Mesa duket pushteti iu ka lezetuar Berishës e Bashës, e sot po kërkojnë të përdorin sërish shqiptarët duke i thirrur në protestë, për të ardhur sërish ata në pushtet.






