• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU KËRKUA TË PRANONTE VRASJEN E 26-VJEÇARIT/ E shkuara e të arrestuarit në fushën e narkotikëve, “fundosi” vëllezërit Kusi
Home
Breaking News

IU KËRKUA TË PRANONTE VRASJEN E 26-VJEÇARIT/ E shkuara e të arrestuarit në fushën e narkotikëve, “fundosi” vëllezërit Kusi

25 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhi vrasjen e 26- vjeçarit, Indrit Çelaj, Lorenc Veliaj u la në burg nga Gjykata e Tiranës për tri vepra penale, për të cilat ishte shpallur në kërkim më parë.  Seanca u zhvillua dje me dyer të mbyllura, ku Veliajt, personazhit kyç në zbardhjen e krimit që tronditi kryeqytetin tri ditë më parë, iu komunikuan akuzat.

kusi-familja

Në lidhje me vrasjen e Çelajt, duke iu referuar njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore, ka rezultuar se të shpallurit në kërkim, kanë biseduar me Veliajn, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Por, në polici, Veliaj i ka treguar të gjitha. Më pas, ai është vënë në pranga, pasi më herët është shpallur në kërkim për vepra të tjera penale nga Polica e Tiranës.

DËNIMI

Veliaj, i cili rezulton të kishte marrëdhënie shoqërore me vëllezërit Kusi, është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Tiranës me 5 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Duke iu referuar vendimit, Veliaj është kapur në flagrancë, teksa shiste lëndë narkotike të llojit heroinë.

Gjatë kontrollit, në banesën e tij janë gjetur edhe armë dhe sasi të tjera të lëndës narkotike, që ka rezultuar të jetë heroinë. NGJARJA Duke iu referuar vendimit të Gjykatës, në datën 1 mars 2013, Lorenc Veliaj ka dalë nga banesa e tij me një motor tip “Papaq”, ka takuar, biseduar dhe shkëmbyer nën dorë diçka, një send të vogël me shtetasin A.K., i cili po e priste.

Bazuar në veprimet e dyshimta të kryera mes këtyre dy personave, Lorenc Veliaj dhe shtetasit A. K., Policia ka ndaluar dhe kontrolluar këtë të fundit, të cilit i është gjetur një qese e mbyllur me djegie. Nga kontrolli, është konstatuar se brenda qeses kishte material pluhur, i dyshuar për lëndë narkotike e llojit heroinë.

Shtetasi A. K. ka pranuar faktin se këtë lëndë ia kishte shitur i pandehuri Lorenc Veliaj dhe se ai vet ishte përdorues i lëndëve narkotike. Menjëherë është bërë dhe ndjekja e të pandehurit Lorenc Veliaj, i cili është konstatuar se ka hyrë dhe ka dalë shumë me shpejtësi nga banesa e tij.

Në momentin që ka dalë nga banesa, i pandehuri Lorenc Veliaj ka kuptuar që po ndiqej nga punonjës të Policisë dhe ka tentuar të largohet me motor, të cilin e ka braktisur, dhe pas rreth 50 metrash është kapur nga Policia.

ARMËT

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Lorenc Veliajt, në dhomën e gjumit të këtij shtetasi në vitin 2013, në xhepin e djathtë të një pale pantallonave xhins, është gjetur një qese me ngjyrë rozë, brenda së cilës ndodheshin 27 paketime (doza) të mbyllura me djegie. Gjithashtu, po në këtë dhomë, në një arkë me ngjyrë të bardhë, është gjetur një pistoletë e nikeluar me mbishkrimin “Bruni”, model 85, kalibër 8 mm, me krehër pa fishekë.

Gjatë kontrollit në ambientin e jashtëm të banesës, në oborr, në cep të banesës në anën e djathtë të hyrjes, janë gjetur të mbështjella me një bluzë ngjyrë lejla, një palë doreza të zeza, një bluzë e zezë me mëngë të gjata, 2 kapuça në formë maske po me ngjyrë të zezë, një automatik kallashnikov me numër serie 2749-96 me një krehër me 36 fishekë të vendosur në fole dhe me një fishek në fole, një palë targa automjeti 440 KS 620 dhe një motor skuter pa dokumente.

Në pjesën e pasme të banesës, në një depo, është gjetur e fshehur pas dy fuçive dhe e mbështjellë me një rrobë, një armë luftarake model 56 me numër serie 11111309, si dhe dy krehra pa fishekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri
Previous article ''13 KG MAKE UP...''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT