Dy trafikantë shqiptarë në Britaninë e Madhe u shpallën fajtorë nga gjykata pasi u kapën me 81 kg kokainë.
Ata janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prençi 39-vjeç. Trafikantët pranuan përpara gjykatësit se po kryenin një pazar droge.
Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë më datë 13 Mars. Në bagazhin e makinës së tyre policia gjeti çanta të mbushura me drogë. Ndërsa në kroskot u gjet një shumë e madhe parash.
Autoritetet britanike njoftuan se kokaina e sekuestruar ishte e cilësisë së parë. Sipas përllogaritjeve, vlera e saj në tregun londinez të drogës përllogaritet rreth 8 milionë paund.
Gjykata e Londrës vendosi që dënimi për Haxhi Shehun dhe Fitim Prençin të jepet në një datë tjetër.


