Një i ri u arrestua në Pogradec pasi vodhi telefonin një turisti.
Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasin Arjan Spahollari, 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, (i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Mashtrim’), bënë me dije burome zyrtare.

Ai dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular, shtuan të njëjtat burime.
“Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.


