Digjet gjate nates nje lokal ne zonen e Ranes se Hedhun ne Shengjin. Sipas te dhenave te para mesohet se lokali eshte ne pronesi te shtetasit Pjeter Prela dhe eshte shkrumbuar plotesisht.
Kujtojme se Pjeter Prela eshte personi qe denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave që solli edhe arrestimin e kryebashkiakut Frrokaj, ndërsa më pas u lirua për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.
Nga deklarimet e rojes dyshohet se zjarri te kete qene aksidental, pasi nje defekti qe ka pesuar ekspresi.
Lokali ndodhet ne brezin e reres ne kete zone, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te ngjarjes.
Skandali me tokat qe denoncoi Prela
Pjeter Prela eshte personi qe denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave që solli edhe arrestimin e kryebashkiakut Frrokaj, ndërsa më pas u lirua për të vijuar hetimet në gjendje të lirë. Pjetër Prela, i cili me vendim gjykate rezulton pronar i sipërfaqes së tokës, kishte vërejtur në zyrën e regjistrimit të pronave, se në fakt ai nuk ishte më pronar i saj në një kohë kur nuk kishte bërë shitjen e saj.
Në kallëzimin e Prelës, thuhet se ai është një nga trashëgimtarët e ligjshëm të të ndjerit Gjergj Mark Prela, për të cilin Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Lezhë, me anë të vendimit nr. 28, datë 19.09.2011, ka vendosur: T’u njohë trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Gerjgj Mark Prela.
Gjithashtu, Pjetër Prela në kallëzimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, shprehet se pasuria e cila u është kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është ndarë nga trashëgimtarë ligjore të të ndjerit Gerjgj Mark Prela dhe pjesa takuese e tij me sipërfaqe prej 14 504 m2 është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme Lezhë.
Në vijim, kallëzuesi shprehet se ngjitur me pasurinë e tij, persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara kanë bërë regjistrimin e një sipërfaqeje toke, e cila është shkëmb dhe rërë duke e paraqitur si tokë “arë” dhe e kanë regjistruar në Hipotekën e Lezhës në një kohë që toka është rërë dhe shkëmb.
Regjistrimi i kësaj toke është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye, duke qenë se nga ky veprim cenohen interesat e tij të biznesit, gjithashtu cenohen dhe interesat e shtetit, ky shtetas ka kërkuar verifikimin e këtij rasti.