Policia italiane ka ndërmarrë një operacion anti-drogë në disa qytete si Brindisi, Catania, Fasano, dhe Oria ndërsa ka arrestuar 15 persona, mes të cilëve edhe disa shqiptarë.
Sipas policisë të arrestuarit ishin pjesë e 2 grupe të veçanta kriminale të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali. Sipas policisë italiane anëtarët e bandave përveç trafikut të drogës akuzohen edhe për mallra të vjedhura, tentativë grabitje, dhe mbajtje pa leje e armëve.
Operacioni ka nisur që në shkurt të vitit 2017. Karabinierët kanë sekuestruar rreth 800 kilogram marjuanë e cila dyshohet se ka hyrë në Itali me anë të anijeve ose kamionëve.