• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Italianët tronditen nga vdekja e papritur e shqiptarit. Autopsi për të hedhur dritë mbi enigmën… (FOTO)
Home
Sociale

Italianët tronditen nga vdekja e papritur e shqiptarit. Autopsi për të hedhur dritë mbi enigmën… (FOTO)

9 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ishte vetëm 30 vjeç Juled Kinkaj, babai shumë i ri, i cili u godit papritmas nga një dhimbje e fortë ditën e Epifanisë, në shtëpinë e tij në Olginate, ku po kalonte orët e fundit të festës me familjen e tij, para se t’i kthehej rutinës së përditshme. Një vdekje ende pa ‘përse’, aq absurde sa edhe e padrejtë, mbi të cilën do të hedhë dritë vetëm autopsia, e cila është kryer sot në Spitalin Manzoni të Leccos. Mediat lokale raportuan se dyshohet për një atak kardiak por kjo gjë nuk është deklaruar ende zyrtarisht.

I lindur në Shqipëri, Juled e kishte kaluar fëmijërinë e tij në Puglia ku aktualisht ndodhen të afërmit e tij më të ngushtë dhe më pas u transferua në Lecco. Disa vjet më parë takoi bashkëshorten e tij Anna Ruggeri, nga Garlate, që i dhuroi dy gëzimet e tij më të mëdha, fëmijët Ambra dhe Ricky, të akoma në parashkollor.


Me familjen e tij, Juled kishte kaluar Vitin e Ri dhe ditët e para të 2018-ës në Norvegji, në ato që për një shaka të tmerrshme të fatit, do të ishin pushimet e fundit së bashku.


Në Olginate, ku 30-vjeçari ishte transferuar verën e kaluar, lajmi i zhdukjes së tij nisi të shpërndahej vetëm prej pak orësh, duke mbushur me trishtim dhe pikëllim të gjithë komuniteti: ndër të parët që mësuan se çfarë ndodhi ishte Don Eugenio.

“Jam ende pa fjalë, është një vdekje absurde”, ka komentuar prifti. “Nuk e njihja personalisht Juledin por shumë më kanë thënë që ishte një djalë i shkëlqyer, gjithmonë i dedikuar ndaj punës (ishte i punësuar në Icam Spa në Orsenigo ndr.) dhe familjes së tij që e donte pafundësisht. Di që të mërkurën për funeralin e tij do të vijnë në Olginate shumë nga të afërmit e tij dhe miqtë rezidentë në Puglia. Për t’i pritur në vend, në këtë moment të dhimbjes së pafundme kam menduar të vë në dispozicion të tyre sallonin e oratorit, ku mund të mblidhen para dhe pas ritit.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme kam ftuar të gjithë komunitetit të bashkohet në një përqafim të madh rreth Annës, Ambrës dhe Rickyt, të paktën për të provuar të lehtësojmë dhimbjen e tyre”.

“Ndodhej në këtë vend vetëm prej pak muajsh, por herë pas here na qëllonte të shkëmbeheshim përgjatë rrugës, në shëtitje me qenin e tij”, thanë disa të njohur.

“Ishte gjithmonë i qeshur dhe i dashur, mezi priste të kalonte kohën e lirë me Annën e tij dhe fëmijët e vegjël. Është me të vërtetë një fatkeqësi e madhe, në këtë moment jemi të gjithë pafjalë”.
Juled Kinkaj la pas edhe nënën e tij Mimozën, babain Durim dhe motrën Jonida, përveç shumë të afërmve dhe miqve të rinj, të cilët ende nuk e besojnë ikjen e tij. Funerali i tij do të zhvillohet të mërkurën e 10 janarit në orën 15:00 në Kishën e Olginate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: City – Bristol
Previous article Rrëshqitjet në Gjirokastër, zbulohet RAPORTI: Banorët të braktisin urgjent pallatin e të strehohen diku tjetër

F.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT